Berisha përkujton kryengritjen antikomuniste të Zhapokikës

Diel, 08 October 2023 20:52
Kreu demokrat Sali Berisha ka rikujtuar në rrjetin social 'Facebook', kryengritjen antikomuniste të Zhapokikës, si sot 75 vite më parë.
 

‘’Drejtuesit e kryengritjes u pushkatuan, mbi 100 kryengritës të tjerë u burgosën dhe u dënuan me dënime të rënda. Por megjithëkëtë, kryengritja e Zhapokikës, si lëvizja antikomuniste më e fuqishme e banorëve të jugut të Shqipërisë, tronditi thellë regjimin diktatorial dhe pati jehonë të madhe brenda dhe jashtë vendit’’ shkruan Berisha ndër të tjera.

 
Postimi i plotë i Berishës: 
 
Nderim martirëve të Zhapokikës!
 
Sot 75 vjetori i kryengritjes antikomuniste të Zhapokikës.

 

Të dashur miq, sot është 75 vjetori i kryengritjes antikomuniste të Zhapokikës, e cila shënon një faqe të ndritur të revoltës dhe qendresës heroike të banorëve të kësaj zone dhe të jugut të vendit kundër diktaturës mizore komuniste të Enver Hoxhës.

Banorët e Zhapokikës, Tepelenë në shtator-tetor të vitit 1948 të përballur me represionin e egër dhe terrorin komunist, u organizuan dhe krijuan çetën e luftëtarëve të lirisë të drejtuar nga Komandant Bajram Kamber Ahmata. Sekretar politik, Xhemal Brahimi, Mehmet Yzeiri nënkomandant, Sulo Kaso dhe Sefer Yzeiri anëtarë të shtabit. Çeta e luftëtarëve të Lirisë i vuri vetes si qëllim kryesor organizimin e kryengritjes së armatosur antikomuniste, përmbysjen me armë të regjimit komunist dhe krijimin në Shqipëri të një qeverie kombëtare.

Drejtuesit dhe anëtarët e Çetës vendosën lidhje me familje dhe persona antikomunistë dhe nacionalist në zona të tjera të Tepelenës, por dhe Beratit, Mallakastrës. Mirëpo sulmi i tyre kundër forcave të regjimit nuk pati sukses. Me gjithë trimërinë e pashoq të luftëtarëve të lirisë, armatimi i pakët bëri që sulmi i kryengritësve të Zhapokikës të dështojë. Kryengritja e banorëve të kesaj zone u shtyp me egërsi të paparë.

Drejtuesit e kryengritjes u pushkatuan, mbi 100 kryengritës të tjerë u burgosën dhe u dënuan me dënime të rënda. Por megjithëkëtë, kryengritja e Zhapokikës, si lëvizja antikomuniste më e fuqishme e banorëve të jugut të Shqipërisë, tronditi thellë regjimin diktatorial dhe pati jehonë të madhe brenda dhe jashtë vendit.

Nderim për jetë martirëve të Zhapokikës, kryengritësve të saj! 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...