Von der Leyen kërkon më shumë reforma, Rama i kujton orarin e avionit

Hënë, 16 October 2023 19:52
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen mbajti fjalën e saj gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

 

Ndër të tjera, presidentja e KE-së kërkoi më shumë reforma.

“Vitin e kaluar kam thënë se Procesi i Berlinit do të jetë në duar të mira dhe kam pasur të drejtë. Pavarësisht këtij optimizmi, ka shumë për t’u bërë. Duhet t’u japim ritëm reformave. Të rrisim dhe të dyfishojmë potencialin dhe ekonominë për Ballkanin Perëndimor. Prandaj duhet ta përfshijmë Ballkanin drejt tregut të përbashkët. Duhet që BE të plotësojë atë që është tregu i përbashkët rajonal," tha ajo.
 
Kurse kryeministri shqiptar, Edi Rama vazhdoi traditën e batutave pa kripë dhe i kujtoi asaj dhe kancelarit Scholz, oraret e avionëve.
 
"Këta dy gjermanë krah meje kanë orare, kanë afate kohe, avionë për të marrë etj. Nuk dua që të marr nga koha e tyre sepse nuk ndodh çdo ditë që të presim kancelarin e Gjermanisë dhe Presidentin e Komisionit të BE," tha Rama.
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...