Berisha: Vendimi për letrat me vlerë sukses i madh, falangat e krimit politik po e paraqesin si argument kundër meje

Tuesday, 24 October 2023 15:44

Gjatë konferencës për mediat nga selia blu, kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se, vendim i për letrat me vlerë, me anë të të cilave qytetarët kanë bërë privatizime dhe legalizime, ishte një sukses i madh.

Berisha tha se, këtë reformë të bërë nga qeverisja e PD-së, falangat e krimit po e paraqesin si argument kundër tij.

 

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Unë sot, jam këtu për të paraqitur vetëm njërën prej tyre, të cilën falangat të krimit politik, e paraqesin si fakt, argument se është ndërmarrë për të favorizuar dhëndrin tim. Apo është ndërmarrë për korrupsion.
 

Dhe kjo është vendimi për përdorimin e letrave me vlerë në procesin e privatizimit me përparësi ish-pronarëve.

Letrat me vlera, që ta dinë shqiptarët dhe u kujtohet, janë emetuar në Shqipëri dhe në shumicën e ish-vendeve komuniste si një mekanizëm me të cilën synohej që qytetarët të përfitonin nga privatizimi i ndërmarrjeve ku kishin shkrirë jetën e tyre në sistemin komunist.

Ato u përdorën me sukses të madh fillimisht nga Megi Theçer dhe në Argjentinë dhe më pas në vendet ish-komuniste kudo.

Si president i Republikës, kam dekretuar në fillim të vitit 1995, emetimin dhe shpërndarjen e tyre.

Bonot e privatizimit i janë shpërndarë falas qytetarëve sipas grupmoshave, por në fund të shpërndarjes, 1.3 milionë shqiptarë kanë pasur një bono privatizimi në xhep.

Një variant i tyre ishin lekët e privatizimit. Lekët e privatizimit iu dhanë të përndjekurve politikë. Ato ishin në mënyrë absolute ekuivalente me lekun. Bonot askërkund nuk janë identike me monedhën e vendit, kanë një përafrim. Kurse ato që u shpërndanë për ish-të përndjekurit, kishin vlerën më reale të lekut.

Në këtë periudhë, bonot e privatizimit u përdorën për privatizimin e mijërave objekteve dhe dhjetëra e dhjetëra sipërmarrjeve të mesme, në atë kohë kjo ishte fusha e privatizimit dhe blerjes së banesave, legalizimit të banesave.

Kurse të përndjekurve, lekët e privatizimit iu dhanë si dëmshpërblim për vitet e burgjeve dhe kampeve të përqendrimit.

Lekët e privatizimit funksionuan në mënyrë të përsososur. Me to, të përndjekurit blenë objekte, deri fabrika.

Në vitin 1997 procesi u ndërpre, por nuk u largua kurrë. Dhe në vitin 2020, kjo qeveri ka vendim për përdorimin e tyre.

Në vitin 2008, në prag të privatizimeve që ishin përpara, rikthehet përdorimi i tyre në masën 80 përqind me bono dhe 20 përqind me lekë.

Ndërkohë pronarët blenë, në mos gabohem, rreth 20 miliardë lekë objekte që u privatizuan. Në total, pjesa tjetër konsumoi rreth 120 milionë euro apo dollarë, sipas një raporti të vitit 2014 të Ministrisë së Financave.

Berisha: Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij. Në proces janë reformat epokale të PD-së

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...