Zonë sportive apo koncesion me 1 euro

Tuesday, 07 November 2023 17:57

Nga Prof. Dr. Jamarbër Malltezi

Kam dëgjuar këto ditë në media zëra që rreken të argumentojnë se zona e KP ishte zone sportive dhe si e tillë nuk duhej t’u ishte kthyer pronarëve. 

Një mentalitet i tillë komunist mbi pronën çoi në shkatërrimin e Shqipërisë dhe të modelit njerëzor për 50 vjet. Siç e provoi historia, ajo nuk sjell zhvillim, por përkundrazi, regres.

Toka ishte prone e pronarëve, e blerë me para. Ajo u konfiskua, pra u mor nga regjimi komunist pa kundërshpërblim. Thjesht sepse ai vendosi që askush nuk duhet të kishte prone private. Kthimi i pronës private tek i zoti, pas rënies së regjimit komunist, ishte një e drejtë morale dhe ligjore, dhe ata që thonë të kundërtën, shumojnë të drejtat bazë të njeriut, të njohura në konventa ndërkombëtare e në Kushtetutën e vendit.

 
 

Kjo tokë nuk iu fal 5 familjeve pronare nga shteti pas rënies së komunizmit, por u kthye, pikërisht në bazë të njohjes së pronësisë së grabitur.

Pas rënies së regjimit komunist, qindra mijëra qytetarë privatizuan apartamentet e tyre, shpesh të ngritura mbi token e ish-pronarëve, të cilën regjimi komunist ua konfiskoi pa kompensim. Ndërkohë që privatizimi i apartamenteve duket diçka e drejtë, është e dhimbshme të shohësh që, sot ka ende nga ata që thonë që pronarët e ligjshëm të truallit nuk duhet të merrnin as edhe atë tokë që kish mbetur e pandërtuar. Kjo nuk është as e drejtë dhe as morale.

Kthimi i pronës tek i zoti ishte një detyrim ligjor. Pasi të plotësohej ky detyrim, shteti mund të vendoste të shpronësonte pronarët për interes publik dhe ta mbante zonën si zonë sportive. Ose t’ua jepte investitorëve të tij strategjikë për 1 euro. Por të pretendosh që prona nuk duhet të ishte kthyer meqë ishte zone sportive, pra që komuniteti apo kushdo tjetër të vazhdonte të shfrytëzonte një prone të grabitur, është jo vetëm përtej ligjit, por edhe përtej logjikës.

Rikujtoj këtu se familjet pronare të terreneve të KP nuk ua ktheu token procesi i privatizimit, por ligji i kthimit të pronave. Procesi i kthimit të pronës së grabitur nga regjimi komunist zgjati nga 1994 deri në 2007. Pas dhjetëra vendimesh, të marra në harkun kohor 1995 – 2007, prona e grabitur iu kthye 5 familjeve pronare.

Për të gëzuar pronën e grabitur nga regjimi komunist për 50 vjet, plus një kalvari 13-vjeçar të procesit të kthimit të saj, pronarët fisnikë u detyruan të blejnë edhe barakat e ndërtesat e uzurpuara. Në një proces që zgjati edhe dy vite të tjera, ata u detyruan të paguajnë edhe afro 700’000$ për ndërtimet e uzurpuara te njëri klub, si dhe 100’000$ për klubin tjetër. Ky proces privatizimi u dha atyre letrat e pronësisë së godinave të zëna nga 42 familje informale që banonin aty, si dhe një subjekt juridik që kish uzurpuar ambientet sportive, pa asnjë akt ligjor a copë letër me shtetin. Për të sistemuar familjet informale, ndonëse nuk ishin aspak detyrim i tyre, pronarët e tokës së KP u dhuruan atyre mbi 2500 m2 ndërtime dhe mbi 528,000 euro pagesa. Këto ishin shpenzime përtej 800,000 USD që iu paguan shtetit për privatizimin si edhe shpenzimeve për gjyqin për lirimin e pishinës nga uzurpatorët që zgjati 7 vite të tjera.

Krahasojeni pak këtë me mënyrën e përdorimit të logos së Klubit Partizani. Ajo sot është në përdorim të njerëzve të afërt të Edi Ramës, përfshi të vëllanë Olsi Rama, për aq sa dihet publikisht, pa i paguar ndonjë cent shtetit. Krahasojeni gjithashtu me tokën prej 4000 m2 që Bolino mori me çmimin 1 Euro po në atë zone. Ajo tokë u ish kthyer familjes Begeja dhe familjeve të tjera pronare në zonë dhe ata e dhuruan për gjimnaz për komunitetin. Por Rama kërdisi një batare me VKM vetëm për të shpërblyer biznesin e Karlo Bolinos, altoparlantit të qeverisë së tij.

Përsa kohë prona e KP ishte e pakthyer, 42 familje banonin ne kushte te mjerueshme dhe terreni shfrytëzohej joligjërisht nga një subjekt privat, që kërkonte privatizimin e klubit, ndërkohe që ligji ia njihte këtë të drejtë pronareve. Për ata që kanë merakun e komunitetit, po ju paraqes tabelën e mëposhtme që reflekton dy modele kontrastuese të respektimit të ligjit dhe të respektit për komunitetin në të njëjtën zonë.

Kolona e parë tregon zbatimin e ligjit dhe kostot me të cilat u përballën pronarët e ligjshëm të tokës, dhe tabela e dytë marrjen e tokës së dhuruar nga pronarët, nga Karlo Bolino në të njëjtën zonë për 1 euro, pa asnjë kontribut për komunitetin.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...