Partia Demokratike do të mbledhë më 2 dhjetor 2023, Kuvendin Kombëtar. Ky Kuvend është cilësuar i jashtëzakonshëm për fatet e saj. Në njoftimin që sapo u dha nga zyra e shtypit e PD, thuhet:
"Pas konsultimit me forumet, Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 9 tetor 2023, vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 2 dhjetor 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.
Gjatë këtij Kuvendi të jashtëzakonshëm për fatet e PD, opozitës dhe shoqërisë, në kushtet e një qeverie që ka kapur të gjitha pushtetet, bazuar në statutin e Partisë Demokratike, do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë.
Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brenshme në parti dhe gjendjen ku e ka futur Shqipërinë politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës."