"Korrupsioni, mashtrimi dhe vjedhja e Erion Veliajt ka kufi vetëm qiellin" deklaroi sot lideri i opozitës, Sali Berisha, duke e nisur konferencën e përjavshme për shtyp të të premteve me një dëshmi të re mbi korrupsionin e kryebashkiakut socialist të Tiranës, Erion Veliajt.
Berisha shfaqi një fotografi: "Sot kam këtu një dokument ku Bashkia e Tiranës njofton se kjo është çerdhja më e re që po ndërtohet nga Bashkia e Tiranës. Si ishte dhe si do ta transformojë Lal Vjedhësin. Këtu kemi inaugurimin e çerdhes. Personi është Cafaljone.
Aty në krah të Lal Vjedhësit është famëzi Cafaljone i djegësave, i cili ka financuar me paratë e djegësit, çerdhen e Erion Veliaj dhe Erion Veliaj e paraqet si investim të Bashkisë së Tiranës, çka nënkupton se sa ka kushtuar ajo çerdhe, Veliaj i ka futur në xhepin e vet sepse përndryshe duhej të thoshte se kjo është dhuratë e zotit Cafaljone.
Me datën 8 korrik 2019, Top Channel njofton- se ia çon ai lajmin, se po ndërtohet në Kombinat si investim i Bashkisë së Tiranës, kjo çerdhja.
Pas këtij lajmi, në Whatsapp-in e mafiozëve, Mirel Mërtiri, i identifikuar si Mërtiri3, dërgon linkun e lajmit dhe shkruan:
- Po kjo ç’ishte?
Përgjigjen e jep Klodian Zoto, i identifikuar si Zoto4.
- I ke thënë gjë ti atij?
- Jo, asnjëherë.
- Prandaj më bëri çudi.
- Nuk e di, mbase ka folur me Lalin.
Me datën 28 shtator 2019, në faqen zyrtare të Instagramit të Bashkisë së Tiranës, publikohet një foto ku Erion Veliaj shfaqet në përurimin e kopshtit bashkë me administratorin e djegësave, Cafaljone.
Ndërkohë bashkia e merr në dorëzim këtë çerdhe me datën 23 dhjetor 2020.
Pra, del qartë se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri flasin për dy individë.
E vërteta është për shkrimtarin me dorë, Ben Blushi. Ben Blushi ka dy anë, mos harroni kurrë se unë e njoh që javën e parë.
Me njërën dorë shkruan, me tjetrën vjedh.
E ka këtë sëmundje, të lindur. Ben Blushi dhe Erion Veliaj.
Dhe unë kur u kisha thënë se sherri me Arben Ahmetaj lindi sepse Arben Ahmetaj i thotë Erionit, ta marrim Blushin për marrëdhënie publike, të na mbulojë me PR. Blushi u fut në valle dhe punën e parë, përzuri Ahmetajn. Po këto janë punët e tyre.
Duke faktuar se çdo gjë kontrollohet nga Veliaj si sipërmarrës, sepse Veliaj djegësin e ka sipërmarrjen e tij.
Mirëpo këto dokumente dhe disa dokumente plotësuese, i ka SKAP-i i partisë. Por SKAP i partisë nuk guxon të lëvizë një qime në vjedhjen e shekullit.
Përkundrazi ka bërë hetim, edhe aty fund e krye me dirixhim të Edi Ramës. Duke filluar nga djegësi i Elbasanit, ku Don Lala ishte siç u përdor ky Lefteri, por Don Lalën e shpëtoi Millonai, që kishte dosjen e tij.
Don Lala përfaqësohej nga dy persona në autoritetin kontraktues dhe ishte garant i të gjithë skemës korruptive në Elbasan. Por ai nuk dënohet, dënohen të tjerë.
Këtu ka edhe dokumenta të tjera, por kjo është vetëm një copëz për t’iu rikthyer edhe njëherë vjedhjes së shekullit, vjedhje që jo vetëm nuk u hetua siç duhet, por u kompostua në mënyrën më kriminale nga SKAP-i i partisë."