Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi një video-koment nga gazetari Andi Bushati, që tregon se si Edi Rama e përdori SPAK-un për të goditur kreun e opozitës.
“Ja se si kreu i meduzës zgjoi organizatën kriminale të Skapit,” shkruan Berisha.
Në video, gazetari i Lapsit, komenton të gjitha thirrjet që Edi Rama ka bërë për SPAK për të goditur Sali Berishën.
Kryetari i opozitës, ka deklaruar se SPAK po vepron si një organizatë kriminale për llogari të Edi Ramës.