Tallja e 'Fratelli di Crozza': Edi Rama Don Corleone i Shqipërisë

Saturday, 11 November 2023 15:07

Edi Rama ka qënë personazhi i rradhës në shfaqjen televizive Fratelli di Crozza  me regji të Maurizio Crozza dhe që transmetohet në kanalin Nove, në shtetin fqinj, Itali.

Në video duket sikur po zhvillohet një dialog mes Crozza dhe Ramës i cili u vu menjëherë në dispozicion për të ndihmuar Italinë për emigrantët. 

Me një theks të paqartë sicilian kryeministri shqiptar, i drejtohet Melonit gjatë gjithë intervistët për të marrë miratim e saj dhe kur pyetet pse i drejtohet gjithmonë për miratim Melonit ai thotë se është për shkak të zakonit.

Në dialogun virtual Rama pyetet nga moderatori se çfarë do të bëjë Shqipëria që të hyjë në BE,  ai shprehet se vendi i tij është atje edhe nëse nuk është BE.

Më pas ai shton se Italia dhe Shqipëria janë kushërinj, dhe se kushëri pyetet, se jemi pothuajse të njejtë dhe se Italia është e para dhe ne të dytët.
 

'Shqipëria dhe Italia jemi të sjellshëm, puthim duart në shenjë respekti. Një fytyrë dhe një deng me lekë (korrupsionin e kemi njëlloj)' shprehet 'Rama' në video. 

Login to post comments