‘Si t’a anullojmë protokollin Rama- Meloni?!’/ Lëvizja ‘Shqipëria kundër shpopullimit’ fton shqiptarët në takim publik

Diel, 12 November 2023 21:03

Lëvizja patriotike ‘Shqipëria kundër Shpopullimit’ ka kundërshtuar vendimin e kryeministrit Edi Rama, të nënshkruar bashkë me kryeministren e Italinë, Giorgia Meloni, për të sjellë refugjatë nga vendet e treta.

Në kuadër të këtij kundërshtimi, kjo lëvizje patriotike do të zhvillojnë një debat të hapur publik ditën e hënë, 13 tetor 2023, ora 18:00, tek “Hotel Tirana Internacional”, salla “Metropol”, me temë ‘Atdheu në rrezik! Si t’a anullojmë protokollin Rama- Meloni?!’, njofton në Facebook, aktivisti Aulon Kalaja. 

 

Lëvizja patriotike ‘Shqipëria kundër Shpopullimit’ ka vijuar aksionin e saj duke u shtrirë në të gjithë vendin, për të evidentuar shkaktarët e largimeve masive të shqiptarëve jashtë trojeve të tyre, që mesa duket agjenda e zbatuar nga Rama ka pasur një pikësynim të qartë për ta zbrazur vendin nga shqiptarët dhe për ta mbushur atë me emigrantë nga vendet e treta.

Postimi i plotë:

 
 

Ditën e hënë, datë 13 nëntor, ora 18:00, tek “Hotel Tirana Internacional”, salla “Metropol”, zhvillohet debat i hapur publik me temë:

“Atdheu në rrezik! Si t’a anullojmë protokollin Rama- Meloni?!”

Login to post comments