Shkullaku: SPAK nuk guxon as ti përmendë emrin Ramës. Pse nuk hetohet afera e ‘Tigri 1 dhe 3’

Tuesday, 14 November 2023 12:14

Analist Armand Shkullaku gjatë diskutimit të tij në ‘Çim Peka LIVE’ ka treguar se, në dosjen e klubit ‘Partizani’ prokurorët e SPAK as nuk kanë guxuar për ti përmendur emrin, Edi Ramës.

‘Ajo ishte dhe qesharake, se Ramës nuk i thoshte Edi Rama, por kryetari i Këshillit të Territorit të Tiranës, kurse për Sali Berishën, thoshte Këshillit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, zoti Sali Berisha’, tha Shkullaku. 

 

Sipas Shkullakut, SPAK duhet të hetojë në origjinë aferën e inceneratorëve, sepse vendimin për to e ka marrë Edi Rama.

‘Sot që flasin ne bashkë, sa dy inceneratorë bashkë, të gjallë, por që nuk punojnë si inceneratorët janë dy anijet në Vlorë, termocentrale lundruese. 65 mln dollarë e kemi faturën e atyre, nuk janë vënë asnjë ditë në punë.

 
 

Nëse një prokuror nuk do ta zejë gjumi, se si 65 mln për një vend kaq të varfër ikin për dhjamë qeni, thotë; prit njëherë, kush e bëri këtë kontratë, si e bëri, çfarë garancish kanë marrë shtesë, kush janë këto kompani që janë të regjistruara në ofshore.

Rasti i dytë që është flagrant.

Ne paguajmë dhe kjo vetëm në Afrikë mund të ndodhë. Inceneratori i Tiranës nuk është ngritur. Në kontratë thuhet se vitin e 3-të nga lidhja e kontratës duhej të ishte ngritur. Ne paguajmë 29 Euro për ton për incenerim kur nuk ka incerator.

SPAK duhet të tmerrohet se 130 mln janë deri tani, është 450 është fatura e koncesionit. SPAK duhet të tmerrohet se si, gjithë këta gazetarë kishin kaq vite që deklaronin se është e njëjta kompania që ka Elbasan, Fier dhe Tiranë, nuk është ajo që thotë Rama, Paul Ëurth. Është Klodian Zoto me Mirel Mërtirin.

Si ka mundësi që dy individë kanë sjellë vërdallë një shtet. Kanë bërë lolo kryeministrin tonë dhe nuk e ka kuptuar se janë të njëjtët dhe po vazhdojnë të vjedhin.

Si ka mundësi që te kontrata e inerteve që depozitojnë kompanitë e ndërtimit qenka monopol dhe nuk lejohet të derdhen inertet diku tjetër, por vetëm te ky landfill, dhe ku bëkan përjashtim disa kompani që shkojnë me firmën e Erion Veliajt se nuk duhet të paguajnë. Ai që bën 7 kate shtesë në mes të Tiranës, që SPAK e sheh sepse janë 7 kate të Skëndërbeu dhe jo te liqeni i thatë.

Se Vangjush Dako iku për një ndryshim projekti, por ky që ka ndërtuar 7 kate pa leje, ky depozitoka dhe internet pa pagesë te landfilli i Tiranës, sepse e lejoka kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Edhe kjo studio që ka projektuar shtëpinë e Ramës në Surrel, që po bën kullën te Sahati, studio belge edhe ajo nuk paguaka kur derdh inertet në landfill.

SPAK duhet të rrijë pa gjumë për të ndaluar hemorragjinë financiare njëherë. Të mos vidhet më, stop. Pastaj të gjejë fajtorin.

Kjo është një rrjedhje ndërkohë, vazhdon.

Për ta përfunduar është se për rastin e Klubit Partizani, SPAK i shkoka në gjenezë procedurës. Ajo ishte dhe qesharake, se Ramës nuk i thoshte Edi Rama, por kryetari i Këshillit të Territorit të Tiranës, kurse për Sali Berishën, thoshte Këshillit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, zoti Sali Berisha. Pra janë marrë me vendimmarrjen.

Kurse për këtë rastin ku ikin lekët, miliona e miliona, nuk shkohet te procedura. Shkohet te sa gra ka Arben Ahmetaj, çfarë pune bën babi i Alqit dhe ku i ka dërguar lekët çuni i Terit.

Gjithë ai SPAK që u trajnua në Amerikë, etj., etj., që ka hetuar aferën më të madhe korruptive që ka ndodhur në 30 vite në Shqipëri, na la te çuni i Terit, babi i Alqit dhe gratë e Ben Ahmetajt.

Unë kam bindjen e plotë se një vendimmarrje në këto përmasa do të shkonte tek origjina, për të ju thënë shqiptarëve se kjo nuk është vepër e babit të Alqit, as e çunit të Terit. Kjo është një vendimmarrje e Edi Ramës dhe qeverisë së tij’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...