Kreu i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Endrit Braimllari, tha sot se Erion Veliaj do i kalojë Ndragetës të gjithë pastrimin e kryeqytetit.
“Kompania e Ndragetës dhe ortakëve të Veliaj në bashkinë e Tiranës ECO-Tirana, e cila u verifikua dhe në terren që abuzon me taksat e qytetarëve për shërbimin që nuk kryen, pastrimin e disa zonave në Tiranë dhe diferencimin e mbetjeve.
Qartazi u provua që mbetjet nuk diferencohen por përfundojnë të gjitha në landfillin e vjetër të Sharrës dhe Tirana vazhdon të jetë e mbytur nga mbeturinat.
Sot Veliaj dhe ECO Tirana duhet të ishte nën hetim nga SPAK por Veliaj e sfidon hapur SPAK-un duke vazhduar me thellimin e abuzimit me taksat e qytetarëve të Tiranës.
SPAK mos hesht, VEPRO në bashkinë e Tiranës tek gropa e thellë dhe e errët e korrupsionit,” tha Braimllari.