Balliu: SPAK të hetojë Edi Ramën për koncesionin e laboratorëve, ai është pronari i vërtetë i këtyre PPP-ve

Tuesday, 14 November 2023 19:29

Sekretari organizativ në Partinë Demokratike Klevis Balliu ka kërkuar gjatë një dalje për mediat që SPAK të hetojë kryeministrin Edi Rama për koncesionin e laboratorëve. Sipas ish deputetit ai është pronari i vërtetë i këtyre PPP-ve.

Deklaratë e shefit të Organizimit në PD, Klevis Balliu:

 

Me të njëjtën skemë si të sterilizimit, por me një shumë edhe më të madhe parash, Edi Rama, Ilir Beqja dhe Manastirliu, kanë futur përsëri kthetrat në xhepin e qytetareve duke u marrë paratë dhe duke i lënë pa analiza laboratorike.

Gjithçka nisi në 23 korrik te vitit 2019, kur u regjistrua kompania ‘Laboratory Netëorks’, me një kapital 10 milion lekësh, për të zbatuar një kontrate me vlerë 130 milion euro. 

 
 

Janis Karathano, i thirrur nga Beqja e Rama, përdori një kompani në Holandë dhe lidhi kontratën per laboratorët mjekësorë 3 muaj para se kompania të regjistrohej.

Kompania, u themelua në qershor të vitit 2019 dhe u regjistrua në korrik, ndërkohë që kontrata është lidhur që në prill.

Pra, qeveria që mendon për fryrjen e xhepit më shumë se shëndetin e popullatës, lidh kontratë me një kompani të paregjistruar. Kjo është zhvatje me paramendim. 

Kompania në fjalë është në pronësi të tri kompanive të tjera.

‘Labopharma’ ka pronar Janis Karathanon dhe ‘T-MEPSS’, një kompani fantazme themeluar në vitin 2021. Pronari i kësaj kompanie është Sokol Ramizi i cili është edhe administrator i koncesionit të fituar të laboratorëve nga Janis Karathano.

Kompania e dyte është ‘AB Laboratory Solution B.V’ me kapital 2.1 milion lekë dhe 33% të aksioneve në kompaninë e koncesionit dhe me adresë në Hagë të Holandës. Kjo kompani është themeluar ne 2007 dhe s’ka asnjë lidhje me laboratorët dhe diagnostikimin, por ka si objekt veprimtari financiare. Administratori është Konstatinos Karathanos në pronësi të kompanisë shqiptare ‘Pegasus’ e Janis Karathanos me të cilën ka marrë 100 tendera me vlerë 20 milion euro. Pra Janis Karasthano dhe Sokol Ramizi kanë plot 75% te Koncesionit.

Kompania e tretë, pronare e kompanisë qe fitoi koncesionin e laboratorëve është ‘EXALB’, një kompani Franceze regjistruar në Bordo të Francës. Kjo kompani është e vetmja reale, që merret me laboratorët, dhe me vlerë deri në 4.8 milion euro.

Procedurat për koncesionin e laboratorëve nisën në vitin 2015 me Ilir Beqajn dhe u finalizuan në 2019 nga Manastirliu në 24 prill 2018.

Në bazë të kontratës, spitalet i paguajnë koncesionarit tarifën e shërbimit për të gjitha analizat e kryera në bazë të rekomandimeve të mjekëve referues, gjithmonë pa tejkaluar tavanin e buxhetit të përcaktuar.

Tavani është një buxhet mujor i caktuar për çdo spital për analizat, i cili nuk duhet tejkaluar.

Sipas raportimeve, herë pas here, mjekëve u shkon urdhri që të mos referonin analizat për pacientët e tyre me përjashtim të rasteve urgjente pasi ishte arritur limiti për atë muaj. Pra kush pati fat i bëri analizat, të tjerët të shkojnë tek privati dhe të paguajnë për së dyti, edhe pse paguajnë me vite sigurime shëndetësore.

KLSH gjatë auditimit të vitit 2022 pohon se përcaktimi i tavaneve buxhetore po kufizon kryerjen e analizave laboratorike për secilin spital të sanksionuar në kontratat koncensionare të laboratorëve, duke rrezikuar ofrimin e analizave laboratorike në masën e duhur sipas nevojave spitalore. Kjo ka sjellë për pasojë drejtimin e pacienteve në marrjen e këtij shërbimi në subjekte private me kosto të lartë për qytetarët si dhe përkeqësim të shëndetit..

Në janar 2022 SPAK regjistroi procedimin penal numër 18 për veprat penale ‘shkelje të barazisë në garë në tendera dhe ankande publike’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion pasiv’ të personave që ushtrojnë funksion publik në lidhje me koncesionin e laboratorit. Hetimet nisën pas auditimit të KLSH-së për koncesionin e laboratorëve në vitin 2021. KLSH raportoi se koncensioni ishte dhënë në shkelje të ligjit dhe kërkoi zgjidhjen e kontratës. Njeriu që ka fuqinë të japi koncesionet është Edi Rama dhe ministri i linjës.

Korporata Ndërkombëtare e Investimeve, pjesë e Bankës Botërore, kërkoi skualifikimin e koncesionit pasi një nga kompanitë ishte nën hetim në Spanjë pikërisht për këto skema abuzive.

Korporata e Investimeve Ndërkombetare ka shprehur shqetësim për ‘AB LABORATORI SOLUTION’ pasi është skeduar për mashtrim dhe krim financiar. KLSH gjithashtu zbuloi atë çka ne kemi denoncuar se, ndarja e përqindjeve është fiktive pasi dy kompani kanë të njëjtin pronar.

Çudia është se për këtë aferë KLSH-ja ka kallëzuar penalisht disa burokratë të vegjël dhe jo kryeministrin, ministrin e linjës që në këtë rast është Beqja dhe Manastriliu.

Kjo skemë me kompani fiktive, pa buxhet, pa lidhje me koncensionin, nuk është e re. Sterilizimi apo edhe inceneratorët i përkasin së njëjtës skemë, sepse pronari real i tyre është i njëjti dhe ai është Edi Rama. Ka pak rëndësi ministria apo bashkia, emri i ministrit apo i kryetarit të bashkisë, skema është e njëjtë sepse pronari i vjedhjeve është Rama, ndaj dhe paratë e shqiptarëve sot janë në Surrel dhe jo në xhepat e qytetarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...