Ndryshon ligji: Konsullatat shqiptare jashtë do të japin shërbime si Zyrat e Gjendjes Civile këtu

E mërkurë, 15 November 2023 11:48

Përfaqësitë diplomatike dhe konsullatat shqiptare jashtë do të ofrojnë shërbime të njëjta si zyrat e gjendjes civile në vend për të lehtësuar procedurat për shtetasit shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme.

Ndryshimet e fundit në ligjin “Për gjendjen civile” parashikojnë një sërë rregullimesh përfshirë edhe pjesën e lehtësimit të procedurave jashtë territorit. 

 

Konkretisht relacioni që shoqëron draftin e publikuar nga Ministria e Brendshme parashikon në nenin 22 “detyrat e shërbimit të gjendjes civile në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, për të cilët do të kryejnë veprime të njëllojta si nëpunësit e tjerë të shërbimit të gjendjes civile brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas formulimit në pikën 2 të nenit 71, këta nëpunës përpara fillimit të detyrës kanë detyrimin të trajnohen si nëpunësit e tjerë të gjendjes civile”.

 
 

Relacioni saktëson se në pikën 3 të këtij neni në projektligj parashikohet se këta nëpunës administrojnë dokumentacionin dhe kryejnë veprime në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010 për shtetasit shqiptarë me banim të përhershëm jashtë Shqipërisë, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj dhe në dispozitat e tjera ligjore.

“Pika 4 e këtij neni parashikon nxjerrjen e rregullave të administrimit dhe përcjelljes së dokumenteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile për shtetasit shqiptarë mbi të cilët nëpunësit e shërbimit në postet konsullore kryejnë veprime të gjendjes civile. Për nëpunësit konsullorë këto detyra shtohen me qëllim ofrimin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të shpejtë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit” thuhet në relacion.

Ministria argumenton se projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar””, propozohet në kuadër të reformës së ndërmarrë nga Qeveria e Shqipërisë për riinxhinierimim e shërbimeve publike, ku pjesa më e madhe e tyre ofrohen “on-line”, në bazë të aksesit të shtetasve në portalin qeveritar unik “ealbania”.

“Me zbatimin e reformës është shtuar gama e shërbimeve “on-line” për qytetarët, të cilëve krahas dokumenteve me nënshkrim elektronik të prodhohen me të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010, u mundësohet dhe përftimi i dokumenteve të tjerë që më parë lëshoheshin nga zyrat e gjendjes civile në bashki / njësi administrative dhe zyrat e arkivës së gjendjes civile pranë prefektit të qarkut në sportel” thuhet në relacion. /N.Maho/MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...