Beqaj jep dorëheqjen nga postet/ Rama e kishte ulur të nënshkruante marrëveshje para Makronit

Saturday, 18 November 2023 16:59

Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga dy postet shtetërore që ai mbante pasi Prokuroria e Posaçme i komunikoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe i bllokoi pasaportën.

Ish-ministri i Shëndetësisë ka hequr dorë nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, post që e mbante prej vitit 2021, dhe është larguar nga grupi negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku u bë pjesë në tetor të këtij viti.

I pyetur për arsyen e largimit ai është përgjigjur: “Më është komunikuar nga SPAK një mase sigurie”.

Kujtojmë se Beqaj ishte futur në kupolën negociuese me Bashkimin Europian para pak javësh.

 
 

Ndërkohë që gjatë vizitës së presidentit francez, Emanuel Makron në Tiranë, Beqaj ishte shfaqur zyrtarisht duke nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Francën.

Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga SPAK, Beqaj është urdhëruar të paraqitet çdo të premte në Byronë Kombëtare të Hetimit, të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës apo mjeteve të tjera identifikuese për daljen jashtë shtetit.

Ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterizilimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...