Berisha: Asgjë nuk mund ta pengojë opozitën në misionin për të përmbysur diktaturën e bandave

Diel, 19 November 2023 12:14

"Zgjedhjet i përcaktojnë bandat, i përcaktojnë zarfet me para të ndara në mes të fushatës për 683 mijë pensionistë’’, kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha nga Lushnja, në një takim të zhvilluar me simpatizantët e këtij qyteti, teksa shtoi se asgjë nuk mund ta pengojë opozitën, në misionin për të përmbysur diktaturën e bandave të instaluar në Shqipëri.

“Pra kemi ardhur në një moment ku çdo e drejtë e popullit opozita është e mohuar. Zgjedhjet i përcaktojnë bandat, i përcaktojnë zarfet me para të ndara në mes të fushatës për 683 mijë pensionistë. 

 

Zgjedhjet i përcakton patronazhisti, aktivisti, i shndërruar në një terrorist kundër jush, terroristë të votës tuaj, në mënyrë që ne si opozitë të mos marrim dot ato vota që duam. Nga lista hiqet emri i PD-së. Me gjykata të kontrolluara totalisht i merret vula PD-së. Në fletëvotimit nuk vendoset emri i kryetarit të saj. Për 61 kandidatë në mbarë vendin nuk jepet një qindarkë nga fondet e buxhetit të shtetit.

Ndërkohë për 12 kandidatë të pengBravës jepen 1.2 mln euro. Pra ku jemi sot? Sot ne jemi para alternativës, ‘të jemi apo mos jemi’. Por ne do të jemi. Ne jemi forca politike që përmbysëm një diktaturë. Ne jemi forca politike që do të përmbysim këtë diktaturë. Asgjë në botë nuk mund të na pengojnë ne më, në misionin tonë për të përmbysur diktaturën e bandave të instaluar në Shqipëri.

 
 

Kjo është prova e jonë, prova e guximit tonë, prova e vizionit tonë, prova e mbrojtjes së idealeve tona, e mbrojtjes së demokracisë, e interesit kombëtar, prova e mbrojtjes së interesit të fëmijëve tanë.

Kësaj provës ne nuk i shmangemi. Kësaj prove njëlloj si në himnin e flamurit ne do ti qëndrojmë. Në këtë provë për kauzën tonë të drejtë, për kauzën e drejtë të çdo shqiptari që beson në pluralizmin si promotor i demokracisë ne do të fitojmë.

Kjo provë kërkon sakrifica, guxim. Por ju kujtoj këtu se mes të gjitha formave të diktaturave, diktaturës komuniste, naziste, teokratike, diktatura e bandës është më e zeza, më e keqe. E them këtë për të kuptuar se beteja është  jo e lehtë.

Beteja ka nevojë për shembullin e secilit prej jush. Ka nevojë për angazhimin e secilit prej jush.

Betejën e nisëm ne në parlament. E nisëm betejë pa kthim, e nisëm të betuar se ne do të mbrojmë të drejtat tuaja, opozitën, pluralizmin me çdo çmim, mënyrë, ne nuk tërhiqemi.

Ai është akt i një grupi deputetësh të cilët vendosën të qëndrojnë në emër tuaj, për të shpëtuar pluralizmin.

Por secili prej jush duhet të marrë një vendim të tillë. Të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Lushnjen, Shqipërinë dhe demokracinë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...