Burimi: Ramës i ka ngel ora para dy viteve, kujton se është i përkëdheluri i Perëndimit

Hënë, 20 November 2023 21:28

Gazetari Genc Burimi i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv ka analizuar situatën në të cilën ndodhet politika sot, dhe luftrat e njëpasnjëshme të mazhorancën për të shtypur opozitën, përfshirë edhe ngjarjen e sotme në Parlament.

Burimi shprehet se e gjitha kjo vjen si pasojë e egos së Ramës për të kontrolluar pushtetin. Sipas tij, Rama mendon se me marrëveshjet që po bën po përkëdhelet nga Perëndimorët.

Ai shprehet se kryeministri shqiptar po hap probleme të mëdha artificiale me opozitën.

“Jemi komplet në një sofizëm, në një qark të mbyllur ku Rama vjen vërdallë ku gjithçka rrjedh, për mendimin tim, nga një analizë e gabuar e situatës që bën Rama. Ramës ora i ka mbetur para dy vitesh kur doli nongrata e DASH-it dhe Rama që prej dy vitesh nuk po arrin ta adaptohet tek situata e re që është krijuar sepse ai gjatë gjithë kësaj kohe duke qënë se Berisha është non grata çfarëdo vendimi që të kishte marrë opozita, Rama do të kishte një narrativë gati që e diskualifikonte e delegjitimonte sepse thoshte që ky është non grata dhe nuk marrim parasysh asnjë propozim në Kuvend të bërë nga një i vdekur.  Nuk ka qënë kurrë një çështje e Berishës por më pak nuk është më por është një çështje që i takon çdo deputeti të opozitës që ndihet i ofenduar, i përbuzur, i vrarë në funksionin e tij.

 
 

Rama kujton se ka akoma një konto bankare tek perëndimorët , e ka ende pozitive dhe mund të tërheqë para me kartë sa të dojë. Për më tepër plus me këtë që bëri këtë marrëveshje me  Melonin kujtoi se shtoi ende para tek kontoja e  vetë me perëndimorët , që perëndimorët do i lejojnë Ramës të bëjnë çfarë të dojnë dhe ai këtu gabohet. Rama kuptoi sot që u kthye rrota mbrapsht historisë për të. Pika e parë është që narrativi me Berishën nuk i ecën më sepse po shohin që Bardhi me të tjerët janë më radikal se Berisha. Bardhi nuk ka asnjë kompleks. Ç’mund ti thotë Rama apo ndërmombëtarët Bardhit kur ai kërkon thjeshtë një të drejtë që e kanë çdo deputet në perëndim. Dhe pika  e dytë ku gabon është që në këtë moment kur perëndimi sot nuk di kë zjarr të fikë të parin, Rama sot i shkon i hap aleatëve perëndimor, aty ku ai kujton se ka një konto bankare pa kufi, i hap një problem kaq artificial, kaq të dëmshëm, kaq të padobishëm me opozitën që është në të drejtën e saj. Kërkon thjeshtë ti zbatohet ajo që është parashikuar në ligj, kontrolli i pushtetit.”

Modifikuar më Hënë, 20 November 2023 21:32
Login to post comments