I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV ishte analisti Genc Burimi.
Burimi është shprehur që opozita duhet të vazhdojë rrugën e përplasjes pasi po u mohohet drejta e tyre parlamentare ndërsa ka ngritur dhe paralele me situatën e njëjtë që ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut ku opozita nuk lejoj mazhorancën të miratonte një buxhet që nuk ishte në të mirën e qytetarëve.
"Sot në parlamentin Shqipërisë është fiks situata që ka ndodhur në Shkup ku opozita bllokonte parlamentin. Kjo skenë është e ngjashme pasi dhe atje mazhoranca me kryeministër Gruevskin po tentonte të miratonte buxhetin fiks si në Shqipëri pa konsultimin e opozitës.
Opozita bllokoi parlamentin, pati përplasje derisa kryetari i parlamentit dole me ndihmën e gardës jashtë, qytetarët organizuan protesta ku kishte dhe përplasje.
Kur isha student greva e urisë në shkurt 1991 në qytet studenti dhe më kujtohet ku prindërit tanë rrethuan godinën që të na tërhiqnin por ne nuk u ndalëm derisa ata u larguan dhe u bënë pale me ne, kjo mund të përsëritet që të ngrihen njerëzit të dhe ta vazhdojnë këtë rrugë."