Tritan Shehu: Rama, larg pozicionit ShBA e BE per Izrael-Hamas!

Tuesday, 21 November 2023 16:02

Nga Tritan Shehu:


Rama, larg pozicionit ShBA e BE per Izrael-Hamas!
Ndersa Shqiperia duhet te ndjeke “hap pas hapi” pozicionin e ShBA ne lidhje me Lindjen e Mesme, zone ku ne as kemi mundesi influencimi dhe as interesa te vecanta.
Ministria jone e Jashteme, pra Rama, i jep te drejten vetes te zyrtarizoje nje “propozim zgjidhjeje” jo ne perputhje me ate amerikan e te vendeve kryesore te BE.
Kjo del nga letra e sotme derguar Komisionit te Jashtem, per te cilen e falenderoj ate Ministri, ku mbas percaktimeve reale te gjendjes e aktoreve aty,…
Kalohet ne “pozicionet zgjidhese” te saj, nepermejt dy “konkluzionet”, duke mare mbi vehte role artificiale…
Dhe aq me keq, duke “ngaterruar” kerkesen e Presidentit Biden per “pauza e korridore humanitare”, (qe Min Jashteme e trasnformon ne “nje pauze”!), me nje tjeter koncept aty, shume larg te parit, “armepushim i menjehershjem”:
1--“Ne kembim te nje armepushimi te menjehershem, Liga Arabe dhe Turqia duhet te sigurojne lirimin e pakushtezuar dhe te sigurte te te gjithe pengjeve te mbajtura nga Hamasi”.
2--“Ne ndajme mendimin se nen nje mandat te OKB, nje force nderkombetare e udhehequr nga Liga Arabe mund te marre perkohesisht kontrollin e Gazes, duke lehtesuar nje kalim te pergjegjesive qeverisese nga Hamasi te Autoriteti Palestinez...”
Pra Rama, jo vetem qe percakton zgjidhjen afat shkurter, larg asaj te ShBA e BE, por dhe dikton aktoret, qe do ta realizojne dhe sigurojne ate edhe afat gjate!!!
Me duket inisiative e “guxim” i pa perputheshem me rolin e dimensionet tona ky.
Por dhe demtues per ne se keshtu dalim nga konteksti i pozicioneve te ShBA e BE, per nje ceshtje kaq te rendersishme.
Apo dhe i nxitur ky nga te tjere aktore, vetem per “llogari” te atyre!

Login to post comments