Përdorimi nga Rama/ SPAK vihet në lëvizje me një shkrim të Bollinos, ndërsa për Gjokën hesht

E Enjte, 23 November 2023 18:20

Syri.net ka 16 ditë, sot, që i ka bërë një sfidë publike gjyqtares Irena Gjoka dhe organeve të drejtësisë për konfliktin e interesit që gjyqtarja ka me dosjen për ish-Klubin Partizani.

Avokatët e kreut të opozitës kanë kërkuar largimin e Irena Gjokës nga çështja pasi ka konflikt të pastër interesi pasi ajo është shkarkuar nga Sali Berisha si gjyqtare në vitin 1996, kur Berisha mbante dhe postin kryetarit të KLD-së. 

Gjoka e ka fshehur këtë fakt edhe në deklarimet në vetting. Megjithëse gjyqtares i është bërë sfidë publike për këtë si nga avokatët si nga media, nuk ka patur asnjë reagim as nga SPAK, as nga organet e tjera të drejtësisë.

Pse?! -  Sepse drejtësia, SPAK-u, është nën kontrollin e plotë të Edi Ramës dhe nuk mund të bëjë dot lëvizje pa leje. Dhe prova për këtë gjë, kjo për opinionin publik, vërtetohet gjatë dy ditëve të fundit. 

 
 

Menjëherë pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, kryesuar nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, e cila e cilësoi të paligjshme masën e arrestit me burg për Jamarbër Malltezin, reaguan menjëherë mediat pranë Edi Ramës. Media e Karlo Bollinos kërkoi përjashtimin e gjyqtares Olldashi nga çështja me arsyetimin se ka blerë një shtëpi në pallatet e ish-kompleksit Partizani dhe ka konflikt interesit.

Reagimi i SPAK-ut “çuditërisht” ishte i menjëhershëm. Edhe SPAK-u, ashtu si Bollino kërkoi përjashtimin e gjyqtares Olldashi nga çështja për konflikt interesi.

Kjo sjellje e SPAK tregon qartë se kush e motivon dhe vë në lëvizje organin më të rëndësishëm të akuzës së drejtësisë shqiptare, tregon se SPAK po përdoret në mënyrë kriminale nga kryeministri i vendit për të asgjesuar kundërshtarët politikë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...