Berisha: Pjerin do të vijë radha, mbaje mend këtë që do të them. Ti je një Ramë në miniaturë

Saturday, 25 November 2023 21:32

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në Lezhë ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Berisha tha se, Pjerini e ka mandatin të fituar me krimin. 

 

‘I them këtij Pjerinit se atë mandat e ke mbi krimin. E ke mbi bandat që i ke shpërndarë natën e para votimit nëpër fshatra e zona. E kemi të filmuar, të dokumentuar të gjitha’, u shpreh kryedemokrati, Sali Berisha.

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

 
 

Ç’po ndodh tani me Durrësin?

Po mbyll portin shekullor të shqiptarëve, me paratë tuaja, me paratë e shqitparëve, do ndërtojë portin e ri në Porto Romano, kurse këtu do marrë me vete, për sojin e tij, 1 milion e 400 mijë metër katrorë truall. Për të ndërtuar Dubain e tij.

Me kë? Me cilin? Al Alabar thotë. Al Alabar është biznesmen, por ai në kontratë thotë se nga 4 miliardë investime, do investoj gjithsej 70 milionë. Të tjerat kush do i investojë? Klanet e drogës të Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Do investojë Amant Josifi me Olsi Ramën. Dubai City do ndërtohet me paratë e krimit të Edi Ramës. Dhe Edi Rama do kalojë Al Alabarin.

Ndaj dhe ai nuk pranon kurrë të hetohet. Se nëse hetohet, ne do u faktojmë një nga një këtë aferë monstruoze. Nuk pranon të hetohet. Jo, thotë, asnjë familjar i imi nuk poo përfiton nga paratë publike, në një kohë kur thjeshtra e parë e vendit, merr pjesë nëpërmjet dy kompanive në dhjetëra e dhjetëra tendera publike.

Dhe pasi e denoncojnë gjatë këtij viti disa herë, shkojnë dhe bëjnë regjistrime dhe çregjistrime me datën 24 maj në QKB dhe kujtojnë se do humbasin gjurmët. Por komisioni do i nxjerrë të gjitha kjo.

Nuk ka më të lig se ky Pjerin që keni këtu, por Edi Rama është shumë herë më i lig. Ky do ikë se qëndron mbi krimin, por Edi Rama është më e keqja që ka pasur ky vend që nga koha e Enver Hoxhës gjer më sot. Ndaj dhe ne nuk dorëzohemi dhe do vazhdojmë betejën tonë gjer në fitoren përfundimtare mbi të.

Meqë jam këtu, i them këtij Pjerinit se atë mandat e ke mbi krimin. E ke mbi bandat që i ke shpërndarë natën e para votimit nëpër fshatra e zona. E kemi të filmuar, të dokumentuar të gjitha.

I kemi ata vrasës që sulmonin Salvator Kaçin me porosi të Edi Ramës.

I ke mbi licencat që ke dhënë për parcelat e drogës dhe je tipik kryetari të cilit krimi i shndërrohet në votë dhe vota në krim.

Dhe do të vijë radha. Pjerin do të vijë radha, mbaje mend këtë që do të them. Se edhe ai këtu është një Edi Ramë në miniaturë. Por Edi Rama, pas Enver Hoxhës, kombi nuk ka pasur ndonjëherë. Jo se e them unë, por për të zezat që i bën këtij vendi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...