4 vite nga tërmeti në Durrës, Banorët: Na hoqën bonuset e qerasë, dhjetëra familje ende pa një banesë

Diel, 26 November 2023 17:06

Katër vite pas tërmetit që tronditi vendin, në Durrës, qytetarët e dëmtuar jetojnë mes gërmadhave të të shkuarës, që iu kujton atë çfarë kanë kaluar, dhe premtimeve boshe. Ende në rrugët e qytetit, lagjeve e qendrave të banimit, qëndrojnë në këmbë godinat e rrënuara, ndërsa qindra banorë përtej premtimeve imagjinare, jetojnë në qiell të hapur. Këshilltarët e djathtë të Bashkisë thonë se 2500 familje janë pa strehë duke hedhur akuza mbi destinacionin e fondeve, ndërsa banorët pretendojnë se përveç faktit se nuk kanë një banesë të re, u janë ndërprerë prej 9 muajsh edhe bonuset e qerasë.

Syri tv

 
 

Sikur të mos mjaftonin pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019, ecejaket pa zgjidhje e kompensimet aq shumë të diskutueshme, këto pamje që i gjen edhe sot e gjithë ditën në Durrës, vijojnë të ngjallin frikë e kujtime të hidhura tek ata që i panë e përjetuan. Sot 4 vite pas tërmetit, ku Durrësi ishte një nga qarqet më të prekura, me dëme të mëdha në jetë njerëzish e materiale, disa godina të reja që janë ngritur, nuk kanë jetë brenda, e të tjera që përveç kujtimeve të dhimbshme, krijojnë edhe frikë tek banorët e qytetarët.

Urbanisti dhe anëtari i këshillit Bashkiak Ardian Muka përgjigjet për çfarë po ndodh me procesin e rindërtimit sot, me banorët e pastrehë por edhe sa të sigurta janë ndërtimet e reja dhe a po respektohen standardet ndërkombëtare në ndërtimet në  Durrës?

 

Ndërkohë kryetari i PD-së në degën e Durrësit dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Dritan Burgija, ngriti akuza lidhur me destinacionin e parave të grumbulluara për procesin e rindërtimit.

Por çfarë thonë qytetarët durrsakë, ata që prej 4 vitesh si të mos mjaftonin premtimet e pambajtura për banesa të reja brenda afateve imagjinare, vazhdojnë të qëndrojnë në qiell të hapur? Ka të shumtë nga ata që thonë se prej 9 muajsh nuk trajtohen as me bonus qeraje, pasi Bashkia e Durrësit sipas tyre iu thotë se nuk ka fonde.

Shumë pallate vijojnë ende të qëndrojnë ashtu si në ditën e tërmetit, ndërsa disa lagje mbetet të mbuluara nga ferrat e inertet.

Modifikuar më Diel, 26 November 2023 17:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...