Afera e 'Sterilizimit'/ Ilir Beqaj shtoi 30 milionë euro me një të rënë të lapsit

Tuesday, 28 November 2023 17:54

Nga Boldnews.al

Ilir Beqaj i ka shtuar me një të rënë të lapsit rreth 30 milionë euro fitime kompanisë koncesionare të 'Sterilizimit', “Sani Service”, duke aplikuar në mënyrë të paligjshme pagesat e shërbimit, shoqëruar me vlerën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). 

 

Këtë qëndrim mban gjyqtari i posaçëm, Erion Bani, i cili ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për dalje jashtë shtetit të ish-ministrit të Shëndetësisë.

Gjyqtari ka konstatuar se, “personi nën hetim Ilir Beqja, në cilësinë e ministrit të Shëndetësisë ka lejuar të jepet koncesioni në vlerën 9,657,000, 000 (pa TVSH) për një afat 10 vjeҫar…”.

 
 

Legjislacioni shqiptar parashikon që shërbimet shëndetësore thelbësore dhe barnat janë të përjashtuara nga pagesat për TVSH.

Referuar këtyre përcaktimeve ligjore, gjykata vlerëson se kontrata duhet të kishte vlerën që është parashikuar që në shpalljen e procedurës, pra 9.6 miliardë lekë të reja ose rreth 90 milionë euro.

Por, Ilir Beqja rezulton se ka lejuar vijimin e procedurës, ku pagesës bazë për koncesionarin do t’i shtohej edhe pagesa për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar-TVSH.

Tatami mbi Vlerën e Shtuar është sa 20 përqind e vlerës së kontratës. Sipas përllogaritjeve, ish-ministri i Shëndetësisë ka lejuar vijimin e procedurës, në bazë të të cilës “Sani Service” do të përfitonte edhe 30 milionë euro, shumë e përafërt me 20 përqindëshin e kontratës bazë.

Ky abuzim i dyshuar financiar ka nisur që në fazën paraprake të shpalljes së koncesionit. Ndërkohë që zbatimi i kontratës koncesionare është shoqëruar me abuzive të tjera, të cilat kanë rënduar ndjeshëm Buxhetin e Shtetin.

Për gjyqtarin e posaçëm, Bani, ekziston dyshimi i arsyeshëm se Ilir Beqja, me dashje i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerëm 8 697 000 000Lekë.

Sipas tij, kjo është pasoja duke prezumuar që vlera e kontratës do të ishte aq sa është njoftuar fillimisht në fillin të procedurës, pasi sikurse analizohet më tej në vendim, vlera e kontratës së koncesionit nuk dihet me siguri deri në përfundim të afatit 10-vjeçar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...