Sukses të radhës të opozitës e cilësoi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mosbindjen civile të opozitës në seancën e sotme plenare. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Berisha deklaroi se Edi Rama do të marrë përgjigjen e merituar për puçin që po i bën parlamentit, ndërsa deklaroi se opozita do ta përmbysë grushtin e shtetit. Sipas Berishës, Edi Rama do të hetohet për të gjitha aferat dhe vjedhjet e tij.
Nga SYRI TV
Në përfundim të seancës së tensionuar plenare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se mosbindja civile ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës. Në një prononcim për gazetarët jashtë Kuvendit, Berisha deklaroi se është beteja pa kthim, ndërsa shtoi se Edi Rama do të marrë përgjigjen e merituar për puçin që po i bën parlamentarizmit.
Kryedemokrati theksoi se opozita është e vendosur dhe nuk do të tërhiqet deri në krijimin e komisioneve hetimore parlamentare dhe zbardhjen e të gjithë aferave e vjedhjeve të Edi Ramës
Berisha akuzoi Ramën se është takuar në Dubai me klanet e drogës, ndërsa Luca i tij rrëmbeu velierën që po hetohej për kokainën.
Teksa akuzoi Edi Ramën për grusht shteti ndaj Kuvendit, Berisha paralajmëroi për përshkallëzim të aksionit opozitar në seancën e së enjtes, kur pritet të kalojë për miratim, nen për nen, projektbuxheti i vitit 2024.
Berisha apeloi Ramën të pranojë hetimet, në të kundërtën deklaroi se opozita do të përmbysë grushtin e shtetit.