Berisha: Skapistët janë pjesë integrale e krimit shtetëror, nuk kanë asnjë lidhje me ligjin dhe të drejtën!

Tuesday, 05 December 2023 18:15

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka bindjen e plotë se "të dërgosh dosje në SPAK për Edi Ramën, do të thotë të tallesh me ligjin dhe të drejtën".

Gjatë konferencës për shtyp të martën, më 5.12.2023, Berisha tha: "SKAP-i sot është një organ i kontrolluar në mënyrën më të pamëshirë, më denigruese nga Edi Rama.
Ju jeni dëshmitarë se si ai urdhëron larot e tij për të marrë pushtetin e parlamentit, të bëhen pjesë e puçit antikushtues të Edi Ramës dhe të përcaktojnë heqje lirie për dalje jashtë vendit për kryetarin e PD, pa marrë leje parlamenti.

Kur skapistët dhe gjykatësit kalojnë në një shkallë të tillë, ata janë pjesë integrale e krimit shtetëror dhe nuk kanë asnjë lidhje me ligjin dhe të drejtën. Ata janë një korporatë kriminale me qeverinë, që zbatojnë urdhra të tillë. 

A mund të thuash fjalë të tjera për njerëzit e antiligjit?! 

 
 

E kam theksuar dhe e theksoj, Arben Kraja është ish-oficer i policisë sekrete të Enver Hoxhës. Ligji aktual i prokurorisë së shtetit e nxjerr atë jashtë detyre. Por rri aty si laro i Edi Ramës për të zbatuar urdhrat që keni parë ju vetë.

Për të përcaktuar masa arresti dhe ndalimi për të dalë jashtë shteti për kundërshtarët politikë, të cilët nuk kanë shkelur asnjë ligj, asnjë nen.

Apo Melonai që për lidhjet e saj obskure me njërin nga eksponentët më kryesorë të krimit të organizuar në Shqipëri e rajon, Taulant Ballën, deklaron në sallën e gjyqit se korrupsioni konsumohet duke zbatuar ligjin.

Shpikja e një bande kriminale që shkelmon ligjin, që fuzionon amoralitetin me moralin, integritetin me depersonalizimin, një shërbëtore e mjerë e krimit dhe Edi Ramës.

Për të mos thënë për gjykatësen që fshihet prapa krimit të saj, që nuk ka asgjë të përbashkët me një gjykatëse, përveç fshehjes që bën prapa krimit të saj dhe aferave.

A jam i qartë tani në lidhje me problemin e SKAP-it? A mund të dërgohet apo jo, kjo nuk ka rëndësi të madhe.

Edhe mund të dërgohet sepse ekzistenca e institucioneve është një realitet dhe ato meritojnë të shpëtohen, njëlloj si Shqipëria, nga Edi Rama, se ato janë bërë pjesë e luftës politike të Edi Ramës ndaj opozitës."

Login to post comments