Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me aktivitetin publik të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, i cili nuk po lë rast apo ngjarje kriminale pa e komentuar para opinionit publik.
‘Ia mbërritëm ditës që të kemi veç një zëdhënës për të gjithë: Tualeti si zëdhënës i policisë, zëdhënës i prokurorisë, zëdhënës i bandave të Elbasanit, zëdhënës i grupeve të trafikut, zëdhënës i prokurimeve dhe fryrjes 3-fish të çmimeve për të ndarë paratë. Ishte e lodhshme dhe jo efikase kur çdo grup kish zëdhënësin e vet. Kursen kohë kur i ke në një dorë’, shkruan Malltezi në Facebook.