Pas përplasjeve me gardistët, deputetët e opozitës e bllokuan sërish foltoren e Kuvendit.
Ata vendosën aty karriget e ligjvënësve, duke vijuar protestën e tyre.
Opozita kërkon rikthimin e kushtetutshmërisë në Kuvend dhe është zotuar se do vijojë protestën.
Sot pritet miratimi nen për nen i projektbuxhetit për vitin që vjen.