Shpallen fituese kompanitë pranë qeverisë: ANK dhe 2T ndajnë 50 mln euro të aksit Elbasan- Qafë Thanë

Premte, 08 December 2023 15:51

ARRSH shpall fitues kompanitë pranë qeverisë: “ANK” e familjes Kola, “2T”, e vëllait të kreut të Gardës

Dy kompani, shumë pranë qeverisë së Edi Ramës, kanë ndarë fondin 50 milionë euro për ndërtimin e një pjesë të aksit rrugor “Elbasan-Qafë Thanë”. 

 

Kompania “2T” shpk, me aksioner kryesor Artan Sakon, vëllain e komandatit të Gardës, Gramoz Sako, është shpallur fituese në tenderin e zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, “Zgjerimi i rrugës Elbasan - Qafë - Thanë (Faza III)”, me fond limit 23.6 milionë euro.

Ndërsa kompania “ANK”, e themeluar nga ish-deputeti socialist, Ndue Kola dhe tashmë e administruar nga familjarët e tij, është shpallur fituese e procedurës “Zgjerimi i rrugës Elbasan - Qafë - Thanë (Faza IV)”, me fond limit në të njëjtën vlerë, 23.6 milionë euro.

 
 

Rezultatet e tenderit janë publikuar në fund të kësaj jave. Referuar dokumentave zyrtarë krijohen disa pikëpyetje mbi mënyrën se si janë zhvilluar procedurat.

Në të dy tenderat kanë marrë pjesë nga 6 kompani, në të cilat gjysma prej tyre janë skualifikuar.

Në procedurën e parë, kompania “2T” shpk është shpallur fituese me ofertën 21.4 miliardë lekë të vjetra, ndërsa kompania “ANK” ka dalë humbëse, pasi ka paraqitur ofertën 22.8 miliardë lekë të vjetra.

Në procedurën e dytë, shoqëria e familjes Kola ka dhënë ofertën më të ulët, në shifrën afërsisht 21 miliardë lekë të vjetra. 

Ndërsa shoqëria “2T” ka rezultuar humbëse, pasi ka paraqitur ofertë më të lartë, në vlerën 22.8 miliardë lekë të vjetra, saktësisht aq sa ishte oferta humbëse e kompanisë “ANK” në tenderin e parë.

Deri më tani, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka tenderuar 4 faza të zgjerimit të rrugës “Elbasan-Qafë Thanë”, duke vendosur në dispozicion të operatorëve ekonomikë në total një fond prej rreth 100 milionë euro, ndërkohë që ende nuk parashikohet se sa do të shkojë fatura përfundimtare.

Image

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...