Ja cilët janë 4 personat e arrestuar për djegësin e Tiranës

Saturday, 09 December 2023 13:49

Pas 15 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK një ditë më parë lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës, janë ndaluar Taulant Tushe, Namik Simixhiu,  Bledar Karoli, Jetmir Llapaj.

Ndërkohë është shpallur në kërkim Erjon Murataj, i cili mësohet se ndodhet jashtë vendit.

Po ashtu janë ekzekutuar edhe masat me arrest shtëpie për për Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.

Ndërkohë sërish rëndojnë akuzat ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, të dënuar për korrupsionin në inceneratorin e Fierit, të cilëve u është komunikuar masa në qeli.

 
 

Kujtojmë së më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros ndaj inceneratorit të Tiranës. Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i  detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë" dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...