Berisha: Ish-oficeri famëzi i policisë sekrete shqiptare, Arben Kraja, as nuk e mori nën hetim Erion Veliajn

Saturday, 09 December 2023 14:15

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka drejtuar sot sërish, gishtin e akuzës, mbi SPAK dhe ish-kreun e tij, Arben Krajën, për amnistinë që i kanë dhuruar kryeministrit Edi Rama, kryebashiakut Erion Veliaj dhe të tjerëve zyrtarë të lartë të përfshirë në grabitjen e milionave eurove nëpërmjet inceneratorit fantazëm të Tiranës, në një kohë kur prova të shumta me dokumente iu janë paraqitur vazhdimisht nga opozita.  

Berisha tha: "Amnistia e akorduar nga SKAP-i, i ul ata në ultësirën e krimeve më të rënda që mund të jenë kryer. Erion Veliaj është autori kryesor bashkë me Edi Ramën për djegësin e Tiranës, i cili nuk ekziston as në hetim. Erion Veliaj është personi që nuk ekziston as në hetim, nuk është marrë në hetim, nuk është shpallur në hetim nga ish-oficeri famëzi i policisë sekrete shqiptare, Arben Kraja dhe njëfarë Dritan Prençi. 

 

Nuk është dërguar në hetim, paçka se Erion Veliaj ka falsifikuar, ka firmosur në emrin e Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut, pa u mbledhur ndonjëherë këto këshilla, duke garantuar me firmën e tij se bashkitë e qarkut të Tiranës do paguajnë 91 milionë euro djegësin. Në një kohë kur ai, hajdut, nuk ka kompetencë të administrojë asnjë fond, asnjë qindarkë pa miratimin e Këshillit Bashkiak.

Dhe më tutje, Arben Ahmetaj ia kthen pesë herë, nuk e miraton këtë shkresë, këtë tender, gjersa Erion Veliaj firmos se shpenzimi do i marrë përsipër bashkia. 91 milionë euro do i paguante bashkia, pa mbledhje këshilli, pa asgjë.

 
 

Ahmetaj thotë, dhe nuk dua kurrë t’i jap të drejtë, por në këtë rast nuk mund të mos i jap të drejtë, ai thotë se kur Veliaj mori përsipër financimin, unë u vura përballë vetëqeverisjes vendore. Për mua, unë si ministër Financash jam gardian i buxhetit të shtetit dhe jo buxhetit të bashkive. Dhe nuk firmosi, por shkoi te një lloj miratimi indirekt.

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim, është lëshuar urdhër-arresti, të gjitha këto për faje që Erion Veliaj i ka dhjetë herë më evidente dhe më të qarta.

Kjo që ka ndodhur është dëshmia më flagrante e një drejtësie të kapur kokë e këmbë njëlloj si në diktaturë. Kjo është fytyra e drjejtësisë që u krijua për amnistinë e krimeve monstruoze të qeveritarëve shqiptarë.

Ky rast, sikundër Beqaj para këtij rasti, janë një thirrje, janë një kushtrim për të gjithë qytetarët, të përmbysim narkoregjimin e Edi Ramës dhe narkoskapistëve të tij, që merr përsipër të mbulojë vjedhjet më monstruoze në historinë e kombit shqiptar."

Modifikuar më Saturday, 09 December 2023 14:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...