Inceneratori i Tiranës, SPAK zbuloi e-mailet private të Zotos me drejtoreshat e Ministrisë

Hënë, 11 December 2023 12:21

Kompjuteri i sekuestuar i biznesmenit të inceneratorëve, Klodian Zoto, ka qenë një thesar për Prokurorinë e Posaçme, SPAK, edhe në hetimin e koncensionit të inceneratorit të Tiranës.

Dhjetra e-maile të shkëmbyera mes tij e biznesmenit Mirel Mërtiri, si edhe zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit, para gjatë dhe pas kontratës koncesionare, i kanë lënë pa argument vartësit e ish-ministrit Lefter Koka para prokurorëve. Sipas dosjes së SPAK, të dhënat e nxjerra nga akt-ekspertimi teknik i kompjuterit të Zotos nxjerrin në dritë faktin se korrespondenca mes shoqërisë holandeze “Integratet Energy BV”, që fitoi koncensionin 128 milionë euro dhe zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit, nuk është bërë në rrugë zyrtare, por private. 

 

Kështu, një dokumentacion i kërkuar nga Ministria në 28 qershor 2016, është dërguar nga e-maili privat i Klodian Zotos tek e-mailet private të dy të akuzuarave: Valbona Ballgjini, drejtoreshë e përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse tek Mjedisi dhe Alba Thoma, drejtoreshë juridike në këtë ministri. Maili është dërguar në një kohë që Valbona Ballgjini ende nuk ishte emëruar në Komisionin e Dhënies së Koncensionit. Sipas SPAK, kjo e dhënë tregon se Klodian Zoto ka qenë në dijeni të përbërjes së komisionit ende pa u shpallur nga Ministria e Mjedisit.

E pyetur në SPAK për komunikimet e saj elektronike me Klodian Zoton, Valbona Ballgjini ka deklaruar se i kishte kërkuar Alqi Bllako të priste në mail disa dokumente nga shoqëria propozuese, që më pas ia kishte dorëzuar atij. Ndërsa drejtoresha juridike e Ministrisë së Mjedisit, Alba Thoma, ka thënë para prokurorëve se nuk i kujtohej arsyeja pse komunikonte me Zoton teksa ishte anëtare e Komisionit të Dhënies së Koncesionit. Por, sipas saj, nuk ka pasur konflikt interesi në dhënien e informacioneve biznesmenit, pasi kanë qenë informacione publike. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...