Berisha: Rama firmosi me urgjencë bonusin edhe pse u paralajmërua nga ministrat Felaj dhe Manjani

Hënë, 11 December 2023 15:58

Në vazhdën e akuzave për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, lidhur me përfshirjen e tij dhe përfitimet nga i ashtuquajturi inceneratori i Tiranës, inekzistent, lideri i opozitës Sali Berisha solli këtë të hënë, 12 dhjetor 2023, dokumentet shkresore që nxjerrin në krye të aferës vetë Kryeministrin. 

"Me datën 25 nëntor, dëgjojeni pak se këtu del Veliaj, me datën 25 nëntor 2016, Lefter Koka i përgjigjet Yll Manjanit, duke i thënë në fund të shkresës: Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, ju bëj me dije se mbetem në pritje të një komunikimi sa më të shpejtë nga ana juaj, duke qenë se për Bashkinë e Tiranës, projekti është një prej përparësive kryesore të saj. 

 

Nuk besoj se Lefter Koka fliste në emër të sekretares së Erion Veliajt, por ai fliste në emër të Veliajt, e sigurt se vetëm në emër të atij mund të fliste ministri.

Me datë 5 dhjetor 2016, me shkresën numër 5474/15, ministri Koka ia përcjell kërkesën për miratim pa ndryshuar asgjë, sekretarit të përgjithshëm të mafies së Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, edhe pse Ministria e Drejtësisë e kishte cilësuar si të jashtëligjshme kërkesën për miratimin e bonusit për kompaninë Integrated Energy.

Me urgjencë, me datën 7 dhjetor, Këshilli i Ministrave i Edi Ramës, i cili firmosi një VKM, i paralajmëruar nga zonja Ermonela Felaj se kompania nuk ekzistonte. Firmosi një VKM në një kohë kur ishte informuar nga ministri Manjani se nuk mund të personalizohej bonusi për një kompani, nuk ishte tagër i Këshillit të Ministrave.

E kuptoni ju?! Krim i dyfishtë. Madje Lefteri nuk e ka firmosur vetë vendimin, shikoni dhelparakun. E ka firmosur kryeministri Edi Rama, duhej detyrimisht ta firmoste ministri, është me Kushtetutë, nuk duhej ta firmoste zëvendësministri.

Nuk mungon edhe firma e Don Agaçios, dhuratëmadhit, që është truri i vërtetë i plehrave. Plehrat janë flori, kjo ishte motoja me të cilën erdhi ai në Këshillin e Ministrave.

Pra, sot unë kisha këto, në seancat tjera do ju njohim me dokumente të tjera.

Po e mbyll me vetëm kaq, aq sa mund të fusësh një minare apo një mal në thes, mund të mbulosh hajdutët Erion Veliaj dhe Edi Rama në aferën e shekullit, në vjedhjen e shekullit të djegësit të Tiranës."

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...