15 urdhër-arreste për inceneratorët/ Braimllari: Një paralajmërim që Rama i dërgon Veliajt

Hënë, 11 December 2023 18:03

Endrit Braimllari nënkryetar i Partisë së Lirisë, i ftuar në Edicionin e Mesditës në Syri Tv, komentoi arrestimet e ndodhura në fundjavë që dërguan në burg 15 zyrtarë të bashkisë së Tiranës.

Braimllari u shpreh se nuk është i suprizuar nga dorëzimi i Taulant Tushaj para drejtësisë, nga vetë Veliaj, me qëllimin për të shpëtuar veten. 

 

‘Kemi të bëjmë me një paralajmërim që kryeministri i dërgon Erion Veliajt’ , u shpreh Braimllari.

Kemi parë që ka një tendencë të përdorimit të dy standarteve në drejtësi përsa ju përket drejtuesve të lartë në Partinë Socialiste dhe kryesisht Erion Vleiajt.

 
 

Unë e kam paralajmëruar edhe më përpara dhe kryesisht në mbledhjet e Këshillit Bashkiak e kam thënë, madje ja kam thënë, drejtpërdrejt Veliajt se ai po përdor një skenar për të lëshuar shokun dhe bashkëpunëtorin  e tij të vjetër Taulant Tusha për ta çuar atë përpara drejtësisë, për të shpëtuar veten e tij dhe kjo është një marrëveshje e tij për të mbrojtuar interesat e tij personale në Bashkinë e Tiranës.

Nga ana tjetër është e qartë që kemi të bëjmë me një paralajmërim që kryeministri ii dërgon Erio Veliajt, ku e paralajmëron mesa duket për herë të fundit.

Sepse arrestimet që ndodhën pasi mbaron Kongresi dhe një pjesë arrestohen sa dalin nga Kongresi, tregon qartë se është një mesazh i qartë i kryeminsitrit ndaj Erion Velisë.

Arrëstimet e bërë nuk sjellin drejtësi për qytetarët e tirnës, sepse ne kemi një tjetër çështje shumë të rëndësishme, atë të inceneratorëve, e cila është sfida e të quajturës drejtësia e re, për të dërguar përpara të akuzuarit drejtuesin më të lartë të shtetit, Erion Veliaj, i cili është i përfshirë drejtpërdrejt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...