Veliaj “i preu në besë”? Drejtorët e Bashkisë i druhen “fatit” të Taulant Tushës

E mërkurë, 13 December 2023 12:04

Arrestimi i Taulant Tushës, një prej drejtorëve më të rëndësishëm të Erion Veliajt, ka krijuar një çoroditje dhe frikë të madhe brenda stafit të Bashkisë së Tiranës.

Kjo çoroditje nuk vjen për faktin që ai dyshohet se ka kryer vepër penale në aferën e inceneratorit të Tiranës, se këtë kolegët e tij e dinë shumë mirë, pse i ka bërë dhe me urdhër të kujt. 

Por se ai, si edhe shumë drejtorë të rëndësishëm të Bashkisë së kryeqytetit kanë marrë garanci ndër vite prej Veliajt se nuk do të kenë asnjë pasojë penale nëse përmbushin kërkesat e tij, edhe kur ato nuk janë në përputhje me ligjin.

Taulant Tusha, për shumëkënd në Bashkinë e Tiranës, ishte një prej njerëzve më të afërt të kryetarit Veliaj. Ai ka qenë Drejtor i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë për Çështje Sociale dhe Rinisë, në kohën kur drejtohej nga Veliaj. 

Ai u emërua si Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, menjëherë sapo Veliaj mori drejtimin e pushtetit lokal të kryeqytetit.

Tusha mori edhe të paktën dy pozicione të rëndësishme me firmën e Veliajt, atë të kryetarit të Bordit Drejtues të Ujësjellësit të Tiranës dhe një prej administratorëve të “Eco Tirana”.

Dhe, si njeri i besuar i Erion Veliajt, emri i Taulant Tushës rezulton si pjesë e komisionit të koncesionit për landfillin dhe inceneratorin e Tiranës, domethënë ishte syri dhe veshi i Lalit aty.

Pra, Taulant Tusha ishte “mëkëmbësi” perfekt i Veliajt dhe, sipas asaj që thuhet në korridoret e Bashkisë së Tiranës, kishte marrë garanci të plota nga shefi i tij që do të kishte “paprekshmëri” për veprimet që kryente për llogarinë e kryebashkiakut.

Pikërisht, duke pasur parasysh rolin dhe korracën e Taulant Tushës, shumëkush nga kolegët e tij u ndje i frikësuar dhe intimiduar.

Një pjesë e rëndësishme e tyre mendojnë se Tusha ka marrë pozicionin e atij që “Boldnews.al” e ka konsideruar si “siguresë” për të shpëtuar Veliajn nga përfshirja e tij e drejtëpërdrejtë në aferën e inceneratorëve.

Por, sikleti që ka përfshirë një pjesë të mirë të stafit të Bashkisë së Tiranës, nuk është fati personal i Taulant Tushës, pasi dihet urrejtja për të jo vetëm jashtë por edhe brenda koridoreve të Bashkisë.  Ajo që i ka bërë të flasin me vete disa nga vartësit e Veliajt është fati i tyre.

Ashtu si Tusha, edhe shumë drejtorë të Veliajt kanë zbatuar porosi të ndryshme të kryebashkiakut, të cilat mund t’i përballin herët a vonë me strukturat e drejtësisë.

Këta individë, ashtu si edhe Taulant Tusha, kanë pasur garanci nga Veliaj për të vepruar lirshëm. Pa u ndikuar nga ato që thotë ligji por vetëm nga urdhri i kryetarit i cili shpesh ua ka dhënë me gojë dhe jo me shkrim kërkesat e tij të panumërta dhe antiligjore.

Por, kur drejtorët e mbetur në detyrë shohin se si Tusha “u tradhtua” dhe u përdor si “llokmë mishi” për të mbuluar Veliajn, secili ka nisur të bëjë llogaritë me lirinë e tij.

Kanë besuar se “Lali” do t’i mbrojë dhe ata kanë hedhur firmat “fap e fap”. Tashmë, u ka ardhur radha që të mendojnë se mund t’i bashkohen Taulant Tushës, për trillet dhe urdhërat e shefit të tyre. Burimet e Boldnews thonë se një tjetër është në radhë së shpëjti ndoshta para mbrëmjes së madhe të vitit të Ri. Le të presim…

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...