‘Berisha s’ka akuzë, pasi s’ka prova’/ Balliu: Xhaçka dhe burri i saj që janë në hetim, pse s’kanë masë?

Premte, 22 December 2023 12:16

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka folur për planin e kryeministrit Edi Rama pas urdhrit të tij ndaj SPAK për të arrestuar kryedemokratin Sali Berisha.

Balliu theksoi se nuk ka prova për Sali Berishën dhe prandaj nuk ka akuzë për shkak të mungesës së provave dhe s’ka çfarë akuze dhe provash të prishi.

 

‘Ju keni sot Olta Xhaçkën që nuk ka ndonjë masë as për këtë as për burrin e vetë, pavarësisht se janë në hetim ata’, u shpreh Balliu.

Balliu: Ka filluar çështje me një hetim. Për sa i përket këtyre masave i dimë se si funksionojnë dhe i gjithë thelbi është që të mos prishësh prova, por nuk ka prova për Sali Berishën se prandaj nuk ka akuzë për shkak të mungesës së provave dhe s’ka çfarë akuze dhe provash të prishi. Atëherë pse duhet masa për Sali Berishën? 

Sipas ligjit dhe kushtetutës, SPAK duhet të shkonte në parlament, vendosën të mos shkojnë në parlament.

Sali Berisha e dinte shumë mirë, se nqs ai e refuzonte atë masë, këta do të përshkallëzonin do të shkonin në parlament për të kërkuar masën me arrest shtëpie, nqs do të ishte për interes personal do të pranonte masën e parë dhe nuk shkonte fare në arrest shtëpie dhe rrinte me detyrim paraqitje.

Shkoi vetëm për pjesën procedurale pasi drejtësia është procedurë.

Pse e them këtë, ju keni sot Olta Xhaçkën që nuk ka ndonjë masë as për këtë as për burrin e vetë, pavarësisht se janë në hetim ata.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...