Vendimi për Berishën/ Manjani: Diktatura ka kohë e ulur këmbëkryq

Premte, 22 December 2023 12:22

Nga Ylli Manjani

Kam frikë se do zhgënjehen të gjithë ‘poetët e Face(pa)book" që presin të nxihet qielli, të ngryset populli dhe të plasë diktatura sapo të arrestohet Sali Berisha. 

Të kuptohemi, mirë do ishte të ndodhte njëra se është kapur fundi, por më duket se asgjë s’ka për të ngjarë.

Të gjithë do gdhihemi e ngrysemi si më parë. Do bëjmë sikur s'ka ndodhur gjë, deri sa të na ndodhë një gjë secilit prej nesh veç e veç... 

Diktatura ka kohë që është ulur këmbëkryq, po nuk kemi dashur ta shohim.

Që kur balanca politike, e për pasojë balanca institucionale, në vend u prish (qartësisht pas vitit 2017); kur pas 30 vitesh na erdhi prapë një parti e vetme në pushtet dhe  të gjithë mbyllëm sytë (përfshi edhe Berishën e Metën); pamë punët tona e nuk e vramë shumë mendjen për sistemin politik, dihej pasoja.

Që kur ligjet u shpallën procedura e burokracira pakuptim dhe, vendimet filluan të merren pa mendim, konsultë,debat apo proces të rregullt, por me celular, padyshim që heqja e lirive bëhet logjike.

Që kur filluam të shohim ëndrra me Amerikën që ka lënë çdo punë e po na bën drejtësinë ne; nuk deshëm të shihnim se si ligjet e dakordësuara midis nesh u dhunuan; filluam të luftojmë njëri-tjetrin me bukë në trastë deri në shkatërrim të shtetit vetëm që të shkruajnë CV ambasadorët e huaj dhe, nuk donim të shihnim se si një njeri i vetëm i përdori të gjithë këto gjëra për pushtet absolut, ky është fundi logjik.

Tani të gjithë, pa përjashtim jemi të goditshëm, jo nga ligji, por nga humori i atij...

Ai, për shkakun tonë dhe, të askujt tjetër, ka marrë legjitimitet të na godasë të gjithëve. Edhe ata që sot gëzojnë që po iu arrestohet armiku, nuk përjashtohen nga kjo logjikë!

Them të vijojmë t'i shkruajmë njëri-tjetrit në Face(pa)book. Mirë jemi fundja... Ajo që po ndodh është larg, diku andej... larg b.thës sime...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...