Berisha: Skapistët fshehën shkresat e Angjelit dhe Klosit, edhe pse ua dorëzuam pas padisë kundër Ballës!

Premte, 22 December 2023 12:26

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka paraqitur sot para mediave, një serë dokumentesh të reja për të provuar sesi SPAK po vepron qëllimisht me dokumente të cunguara në hetimin që ka nisur për Kompleksin Sportiv Partizani në kryeqytet.

"Prokurorët e Skapit dhe gjykata speciale, - tha Berisha, ish-Kryeministër në periudhën ku po shtrihen hetimet e SPAK, që po kërkon arrestimin e tij, - pretendojnë në vendimin e tyre sikur familjet pronare kërkuan pronën pas vitit 2000, ose iu kthye prona pas vitit 2005, kur në fakt pronarët e kanë kërkuar atë që në vitin 1994. Kanë fituar një pjesë të mirë të saj, por ligji kishte kufizime sepse në atë kohë, ligji kthente vetëm një pjesë.

 

Kanë kthyer një pjesë të mirë në vitin 1996, jo vetëm Begejëve, por edhe familjeve të tjera. Ka përfunduar në vitin 1999 me dorëzimin e sendit të vjedhur pronarëve të tokës.

Pra, pse skapistët e partisë flasin për vitin 2005?! Duan me çdo kusht ta lidhin me rikthimin e PD në pushtet. 

E vërteta është se më shumë se gjysma e pronës u kthye në vitin 2006, në një periudhë kur funksiononte Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave me të gjithë komisionerët e caktuar nga Partia Socialiste.

Prokurorët e Skapit kanë gënjyer dhe kjo gënjeshtër është bërë pjesë e vendimit të gjykatës, sikur familjet pronare Begeja kanë 4400 metër katrorë jashtë klubit dhe kjo duhet zbritur. Ky është një mashtrim i rëndë publik.

Të gjitha familjet së bashku kanë jashtë territorit të klubit 21 mijë metër katrorë, kurse familja Begeja ka pasur brenda territorit të klubit 28.200 metër katrorë, të cilët u uzurpuan nga klubi. Përveç këtyre ka pasur 3847 metër përtej klubit, nga e cila siç figuron nga kompania Rama-Balla, kanë grabitur këta dy vetë 1500 metër katrorë.

Katër vendime me firmë personale të Edi Ramës për të grabitur 1500 metër tokë. Nuk ka asnjë vendim me firmë të ish-presidentit apo ish-kryeministrit Sali Berisha për njohjen, për kthimin e pronës dhe privatizimin e objekteve të ndërtuara mbi të nga viti 1994 gjer në vitin 2009.

Firmat e vetme kryeministrore të vendosura janë firmat e Edi Ramës për plaçkitjen e 1500 metrave tokë që Begejsat lanë si vakëf për ndërtimin e një shkolle të mesme në një zonë me 60 mijë banorë ku nuk ekzistonte një shkollë e tillë.

Ka një moment kyç në këtë proces.

Momenti, në rrafshin ligjor, më themelor në këtë proces është procesi i tjetërsimit të kësaj prone, dmth i kalimit të saj nga pronë shteti në pronë private.

Ky proces ka filluar në vitin 2005 nga qeveria e Fatos Nanos, konkretisht nga ministrat Angjeli dhe Klosi.

Ka vazhduar nga ministrat e qeverisë së PD pas ardhjes sonë në pushtet. Por, jo për pronarët, për një subjekt që nuk kishte lidhje me pronën.

Ky subjekt ka dëshmuar në Skap se unë u tërhoqa për faktin se avokati im më tha se nuk e fiton dot, për arsye se ligji ua njeh pronarëve, ua jep pronarëve. Dhe kjo është e vërtetë e sanksionuar në ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave të vitit 2004.

Ky ligj, në nenin 7, prona që nuk kthehen, rreshton në pikën 1 nga germa a në germën dh, të gjitha pronat që nuk kthehen. Por në pikën 2, ky ligj thotë: në rast se pronat e paluajtshme, që përfshihen në pikën 1 të këtij neni, propozohen të tjetërsohen, ato i kalojnë subjekteve të shpronësuara.

Pra, në qoftë se pronat që nuk kthehen, thotë neni, por autoriteti vendos t’i tjetërsojë, në këtë moment ato i kalojnë pronarit. Dhe kjo është taksative.

Dhe kjo ka bërë që pretendenti që ishte për të privatizuar, të tërhiqej sepse ky nen ia jepte pronarit. Me këtë nen, çdo lëvizje që shteti mund të bënte në statusin e pronës, përveç atij që kishte, ajo do i kthehej automatikisht pronarit.

Sipas këtij neni, që është themelor për pronësinë, pronarët nuk kanë nevojë për asnjë ligj tjetër. Ky ligj kthen çdo pronë.
Pra ky proces është nisur nga Anastas Angjeli dhe Blendi Klosi, që të dy me miratim për privatizimin, ka vazhduar me ministrat e mëpasëm, edhe ata pozitivë, por ka dalë ky nen...

Por skapistët i kanë fshehur dokumentet se u duhej që ta lidhnin vetëm me mua problemin. Këto shkresa të Angjelit dhe të Klosit janë fshehur, por u janë dërguar atyre kur është paraqitur padia penale kundër Taulant Ballës dhe kallëzimit të rremë të tij. Pra, ata i kanë disponuar shkresat e privatizimit."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...