Marrëveshja për refugjatët/ Kushtetuesja nuk njeh Bashën si palë

Premte, 22 December 2023 19:11

Gjykata Kushtetuese nuk e ka legjitimuar Partinë e vulës si zyrtare, për kërkesën e bërë prej tyre për rrëzimin e marrëveshjes së Shqipërisë me Italinë, për emigrantët.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Syri tv qe shpjegon se GJK nuk kane marre si çështje kërkesën e Bashës. 

 

Njoftimi i gjykatës:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e kallëzimit penal të shtetasit Gazmend Bardhi, me cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të bërë ndaj shtetases Lindita Nikolli me cilësinë e Kryetares se Kuvendit të Shqipërisë, ka regjistruar kallëzimin penale Nr. 245 të vitit 2023, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

 
 

Ina Zhupa: UNESCO raport kundër koncesionit të Butrintit, s’lejohet të publikohet nga qeveria

2. Pas vlerësimit të kallëzimit penal të sipërcituar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 22.11.2023 vendosi: “1. Mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin penal Nr. 245 të vitit 2023. 2.

Vendimi t’u njoftohet të interesuarve. 3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve nga njoftimi i vendimit.”.

3. Vendimi i mësipërm është ankimuar në Gjykatë nga kallëzuesi më datë 11.12.2023. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore në respektim të nenit 291 pika 3 të K.Pr.Penale.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 75/a, 112, 290 dhe 291 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenin 248 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 496, datë 22.12.2023, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket kallëzimit Nr. 245 datë 08.11.2023”, datë 22.11.2023.

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen ankuesit.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...