‘Shqipëria në diktaturë’/ Balliu: Berisha, i vetmi që i kall datën qeverisë! Aksioni opozitar do jetë shumë herë më i fortë

Premte, 22 December 2023 19:16

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu foli për aksionin e opozitës mbas urdhrit politik të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, për të arrestuar kryedemokratin Sali Berisha.

Balliu theksoi se nuk është habi goditja e kryedemokratit Sali Berisha nga SPAK me urdhër të Ramës, pasi është i vetmi që i kall datën mazhorancës dhe qeverisë.

Sipas shefit organizativ, ‘nqs deri dje ne aksionin e nisnim nga koncepti që ‘të bëjmë kujdes se Shqipëria po rreshket në diktaturë’, sot aksioni duhet të nisë nga koncepti që ‘Shqipëria është në diktaturë’.

Balliu: Për kryetarin e PD-së, për ne demokratët nuk është habi, mbase për të tjerët mund të jetë por personalisht nuk habitem që është sulmuar nga kjo qeveri pasi është  sot i vetmi që i kall datën kësaj mazhorance dhe kësaj qeverie.

 
 

Është një lëvizje për të pasur një lloj organizimi më efektiv është në kuadër edhe të zgjerimit dhe hapjes së PD-së.

Nqs deri dje ne aksionin e nisnim nga koncepti që ‘të bëjmë kujdes se Shqipëria po rreshket në diktaturë’, sot aksioni duhet të nisë nga koncepti që ‘Shqipëria është në diktaturë’. Janë dy gjëra shumë të ndryshme.

Nga ky aspekt mendoj se aksioni opozitar do të jetë shumë herë më i vrullshëm, shumë herë më i fortë dhe shumë herë më i vështirë.

Ata që e kanë bindje aksionin e tyre ata që qëndrojnë për interes parimor, nuk i ndryshon aktet dhe planet e tyre.

E vetmja gjë që ka mbetur sot është mbledhja e forumeve të PD-së, sqarimi me ta dhe nisja e një aksioni nga koncepti që sot Shqipëria është në diktaturë.

Kur arrestohet kryetari i opozitës, kur sulmohet opozita në këtë mënyrë, kur vidhet dhe nuk ndodh asgjë, se SPAK dakord por pse nuk bën gjë për Olta Xhaçkën, për Erion Veliajn, i cili ishte një person që kur erdhi në pushtet nuk deklaronte asnjë shtëpi dhe 2 javë pasi u bë ministër bëri një dasëm 500 mijë euro. Ky SPAK-u do nisi ndonjë hetim për këtë çështje apo për paratë që ka sot ai?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...