Av. Gjokutaj: E paligjshme kërkesa e SPAK për ndryshim mase sigurimi 'me mbikëqyrje policore', hakmarrje!

Tuesday, 26 December 2023 17:24

"Nga ana e prokurorëve vijoi seanca pavarësisht se ne kishim bërë kërkesën për përjashtimin (e gjykatëses). Në momentin kur shteruan kërkesën prokurorët, ne bëmë një set pyetjesh, për të cilat ata bënë sikur dhanë përgjigje, por në fakt ato përgjigje nuk u dhanë."

Genci Gjokutaj, avokati i liderit të opozitës Sali Berisha, pasi doli nga seanca që u zhvillua sot në GjKKO për ashpërsimin e masës së sigurisë u bëri të ditur mediave se çfarë ndodhi në këtë seancë, ku u shty për nesër vendimi për masë të re të ndryshuar ndaj z. Berisha. 

Av. Genc Gjokutaj tha: "Seanca e sotme kishte të bënte me kërkesën e SPAK-ut për zëvendësimin e masës së sigurimit ndaj z. Berisha në arrest shtëpie.

Në fillim të seancës ne i kërkuam gjyqtares të jepte dorëheqjen në shkakun e bërë tashmë të ditur për shkak njëanshmërie. Z. Berisha ka qenë kryetar i KLD. Dhe për të mos e zgjatur këtë pikë, ajo nuk u shpreh as pro, as kundër, ndërkohë që përpara seancës ne e kishim dorëzuar në Sekretarinë e Gjykatës, e kishim dorëzuar kërkesën me të gjitha provat që provojnë faktin se z. Berisha ka qenë kryetar i KLD dhe në shkurt të vitit 1996, gjyqtarja e çështjes ishte shkarkuar.

 
 

Nga ana e prokurorëve vijoi seanca, pavarësisht se ne kishim bërë kërkesën për përjashtim deri në momentin kur shteruan kërkesën prokurorët dhe ne bëmë një set pyetjesh, për të cilat ata bënë sikur dhanë përgjigje, por në fakt ato përgjigje nuk u dhanë. Kërkesa e prokurorëve qe shoqëruar me prova për të cilat ne kërkuam të njiheshim dhe gjykata vendosi shtyrjen për nesër në orën 11 të seancës, mbasi të mbarojë dhe njohjen me aktet tona dhe besoj dhe kërkesa për përjashtim.

Ajo që unë dua të denoncoj në paligjshmërinë e kërkesës së prokurorëve është që ndryshimi i masës së sigurimit është kërkuar me mbikëqyrje policore, pra arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore e pambështetur në ligj, çka tregon edhe njëherë qëllimin e SPAK-ut dhe të kësaj gjykate jo për të bërë një proces të ligjshëm, por për t’u hakmarrë për nevoja jo ligjore.

Pyetje: Z. Gjokutaj, ju keni kërkuar përjashtimin e znj. Irena Gjoka për njëanshmëri duke thënë se është shkarkuar ën vitin 1996 nga z. Berisha, por gjashtë muaj më pas ajo është futur prapë në sistem dhe ka rifilluar detyrën po në kohën e z. Berisha. A keni ju një qëndrim për këtë?

Av. Gjokutaj: Kjo nuk është e vërtetë. Znj. Maneku-Gjoka ka filluar në vitin 1998 dhe është ezauruar kjo pjesë.

Pyetje: A do të paraqiteni nesër në seancë?

Av. Gjokutaj: Ne?! Po kur kemi munguar ne ndonjëherë?! Patjetër që do të paraqitemi!

Pyetje: Ju thatë që i keni paraqitur prokurorëve një set pyetjesh. A mund të na thoni se ku konsistonin këto pyetje?

Av. Gjokutaj: Sepse, nëse keni ndjekur seancën e Kuvendit, ne I kemi dërguar disa pyetje ku prokurori i SPAK tha që “unë nuk jap përgjigje këtu në Kuvend, por kjo është pjesë e debatit gjyqësor”. Sot rezistoi, insistoi të mos përgjigjej. U dhanë nja dy përgjigje që nuk kishin lidhje me pyetjet tona, as më shumë dhe as më pak pyetjet në lidhje me atë që tha Ermali. Pyetjet ishin të gjitha në lidhje me kushtet dhe kriteret për caktimin e masës - pra, cili qe qëndrimi i z. Berisha dhe çfarë rreziku paraqet ai për prishjen e provave dhe për rëndimin e masës së sigurimit, gjë e cila nuk rezultonte.

Pyetje: Z. Gjokutaj, sa herë vendoset arrest shtëpie, prokuroria kërkon mbikëqyrje policore. Përse ju e denonconi për rastin e Berishës?

Av. Gjokutaj: Në asnjë rast ligji nuk përcakton mbikëqyrje policore. Këtë duhet ta dini.

Pyetja: Kush e kontrollon arrestin shtëpiak, sipas Jush?

Av. Gjokutaj: Si?! Jo, arresti shtëpiak është detyrim i atij ndaj të cilit vendoset! Kjo që thoni ju është për persona shoqërisht të rrezikshëm që iu kanë skaduar afatet tërësore të paraburgimit, janë vënë në arrest shtëpie se s’kanë pasur mundësi tjetër dhe kanë vënë mbrojtje policore me qëllim që të sigurojnë mosikjen e tyre, por kjo nuk mund të krahasohet me rastin e z. Berisha... Gjithmonë, kur kërkesa është joligjore, nuk ka argument. Është bërë kërkesa ashtu siç është ngritur.

Pyetje: Nëse vendos gjykata për “arrest shtëpie”, ku do ta vuajë z. Berisha?

Av. Gjokutaj: Kërkesa e SPAK është “në banesë”. Ne nuk kemi paraqitur kërkesë. kur ta paraqesim do t’ju njoftojmë./ar.sh/SYRI.NET

Login to post comments