Qytetarë të shumtë janë mbledhur përpara Gjykatës së Lartë në protestë.
Ata janë thirrur nga opozita shqiptare për të protestuar për çështjen e vulës së PD.
“Mund të blini vulën, por nuk mund të blini kurrë opozitën”, thuhet në një nga pankartat.
Qytetarët mbajnë në duar edhe flamujt e PD-së.