Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Luli i bën thirrje Ramës: Më ruaj vulën

E mërkurë, 27 December 2023 14:13

Lulzim Basha reagoi pas vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen e vulës së Partisë Demokratike.

I mbetur pa asnjë anëtar, pa deputë dhe pa ndjekës, Lulzim Basha i bëri thirrje indirekt Edi Ramës që t’ia ruajë vulën kur Gjykata e Apelit të marrë vendim. Pra, Lulzim Basha kërkon ndihmë nga padroni i tij, Edi Rama, që t'i ruajë vulën nga demokratët, që vulën mos ta marrin demokratët, të cilëve u takon dhe dihet ku janë, por t'ia lejë një njeriu të vetmuar dhe me axhendë të qartë të zhdukjes së opozitës. 

 

Kujtojmë se Gjykata e Lartë e ktheu çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit me një trupë tjetër gjykuese.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtësisë së vonuar për çështjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojnë drejtësinë dhe te tjerët qe i tremben forcimit te opozitës”, thuhet në reagimin e Bashës.

Login to post comments