Vendimi Gj.Lartë/ Gjobaxhiu që mori dy kate të kullës te Lion Park nuk gjen qetësi: Vulën e kemi ne që s’kemi njerëz

E mërkurë, 27 December 2023 21:00

Pasi përdori Partinë Demokratike për të vënë gjoba, Lulzim Basha nuk po gjen qetësi. Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë e cila prishi vendimin e Apelit për shkelje ligjore gjatë shqyrtimit dhe e riktheu atë sërish për gjykim po në Apel, Basha ka bërë disa reagime të tipit, “më lini vulën mua”, thirrje të qarta për padronin e tij, Edi Rama, që t’i lejë atij simbolet e PD për t’i përdorur për të vënë gjoba, siç bëri kur mori 2 kate të kullës te “Lion Park” në hyrje të Liqenit Artificial.

Lulzim Basha nuk ka as anëtarë, as deputetë as vota, por ai ditën e sotme nuk i ndal pasthirrmat, “dua vulën, dua vulën”, gjë që tregon qartë përse e do dhe si e ka përdorur vulën e besimin e demokratëve për vite të tëra. 

 

Reagimi i plotë:

Berisha ka dy vjet që i mban me gënjeshtra mbështetësit e tij për t’i përdorur si mburojë ndaj halleve me drejtësinë me SHBA apo me Britaninë e Madhe. Fitorja e sotme e pretenduar e Berishës është njësoj si ajo në Francë kundër Sekretarit të Shtetit të SHBA.

 
 

I vetmi ndryshim i sotëm është se PD vazhdon ringritjen e saj dhe përgatitjen për zgjedhjet, ndërsa Sali Berisha do të duhet të përballet me akuzat për korrupsion, ndërsa është edhe në listën e zezë të SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Sa do të mundohen, sado të investojnë në mediat e tyre me paratë e krimit dhe korrupsionit për të shpërndarë lajme të rreme, aleanca e kullave Rama-Berisha nuk do ta mbajnë dot peng PD.

PD pret që me shpejtësi dhe pa vonesë gjykata e Apelit të shqyrtojë këtë çështje për të mbyllur njëherë e mirë diskutimet rreth PD.

Login to post comments