Berisha paralajmëron se do publikojë kontratën Bolino-Rama: I them zëdhënësit të Veliajt, lexoje pak faqen e dytë!

Premte, 29 December 2023 23:00

"Kjo është një kontratë e asaj vjedhje dhe grabitje të tmerrshme që ka bërë Edi Rama me Karlo Bolinon me katër vendime qeveritare si në asnjë aferë tjetër në arkivat e shtetit shqiptar." - Kështu e përshkroi sot para gazetarëve, kryetari i PD-së, Sali Berisha, një dokument që ua paraqiti mediave, dëshmi e bashkëpunimit korruptiv të kryeministrit Edi Rama me botuesin Karlo Bolino në grabitjen e trojeve. 

"Katër vendime qeveritare të personalizuara - theksoi Berisha, -  për të marrë nga familje fisnike tiranase rreth 5 mijë metër tokë, nga të cilat vetëm nga familja Begeja janë më shumë se 1500 metër sipas matjeve të sakta që janë bërë. 

Po grabitja është njëri aspekt më i turpshëm i Edi Ramës. Aspekt tjetër akoma më kriminal është se si ata kanë falsifikuar të dhëna dhe kontratën.

Unë, zëdhënësit të Erion Veliajt, Bolino, që ka marrë tani rolin e Blushit, i them e ke kartolinë këtë kontratë, lexoje pak faqen e dytë të saj. Publiku do e mësojë pas Vitit të Ri, se tani nuk e ka shumë mendjen te kontratat, mashtrimet dhe falsifikimet e Bolinos. Ngarkesa është tjetër tani, është ngarkesë pozitive...

 
 

...Tani, skapistët siç e kam thënë dhe e them janë një mburojë, janë bërë një parzmore e vjedhjes së shekullit dhe të gjithë akteve të qeveritarëve dhe lakejve të tyre.

Kështu që shanset se Bolino do përgjigjet për falsifikimin janë zero. Por ne kemi besim te gjykatësi publik. Ne i paraqesim para publikut, ndonëse një depozitim edhe mund të ndodhë. Por siç e shihni, Skapi tani është një organizatë kriminale, e mbushur me grupe kriminale që ndjekin interesa kriminale."

Login to post comments