I ftuar në ‘SYRI TV’ me moderatorin Edvin Parruca, shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu foli për sfidat e opozitës në ditët e fundit të vitit 2023.
Vendimi i Edi Ramës, nëpërmjet Gjykatës së Lartë, për të mbajtur ende zvarrë deri në zgjedhjet e ardhshme çështjen e vulës së Partisë Demokratike, tregon qartazi situatën kaotike që po kalon politika në vendin tonë.
Balliu u shpreh se kjo situatë është një ‘hall’ i përbashkët i të gjithë qytetarëve, pasi opozita është e demokracisë dhe kushdo që e do demokracinë duhet të ruajë opozitën.
Deklarata e tij: “Unë mendoj që ky vit s’ka më asnjë ndryshim nga viti që kaluam, drogë, krim mungesë drejtësie dhunë e banalite.
Nga kjo pikëpmaje është shumë e trishtë dhe nga kjo pikëpamje dhe shumë të tjera është keqardhje e madhe për ne si shoqëri se pavarësisht nga ajo që ne themi, fjala që nuk do të përmendet shpesh do të jetë qytetarët.
Kjo do të them se janë diskutuar një mijë e një gjëra po për problemet e qytetarëve nuk është folur. Pra për hallet e tyre nuk është folur, mediat janë marrë gjithë kohës se çfarë po bën opozita me urdhër të Edi Ramës, nuk ka asnjë vëmendje për vjedhjet e qeverisë.
Këto ditë të fundvitit ku në çdo vend të botës ju do të shikoni emisione ekonomike që flasin se si janë sot dhe sa mundësi ekonomike kanë qytetarët të kalojnë vitin e ri, këtu tek ne nuk ka.
Këtu sot për të marrë një gjel deti për fundvit duhet të marrësh një kredi të butë, domethënë në këtë aspekt mendoj që është një dështim i të gjithëve ne, të gjithë shoqërisë pasi nuk arritëm të vëmë në fokus problemet dhe hallet e qytetarëve, ato ekonomike.
Kjo do të thotë që edhe kur flasim për tentativën e vjedhjes së vulës apo të opozitës, është një problem i të gjithë qytetarëve, pasi opozita është e demokracisë dhe kushdo që do demokraci duhet ta ruajë opozitën.