Prokuroria e Posacme ka zbarthur detaje se si shoqëria tregtare “Albanian Food and Hospitality”, e themeluar në vitin 2019, rezulton se ortake ka qenë Adriana Beqaj, e cila figuron bashkëshortja e Ilir Beqaj me 50% të kuotave të shoqërisë.
Në datën 01.03.2020 35% të kuotave të saj ia ka dhuruar ortakut tjetër Arti Malaj, i cili pjesën e mbetur prej 15% të kuotës, duke u larguar kështu nga shoqëria dhe ngelur me 100% të kuotave ortaku i vetëm Arti Malaj.
Më pas ky shtetas me kontratën dt 12.08.2021 ia ka shitur të gjitha kuotat Eduart Curraj. Ortak me 100% të kotave aktualisht është shtetasi Eduart Curraj.
Nga kërkimi në QKB thotë SPAK, rezulton se ky shtetas është ortak edhe pranë shoqërive; Curri Group SHPK; Curri SHPK dhe DELTA HOLDING. Administrator i kësaj shoqërie rezulton shtetasi Gazmend Prenga, i cili përdor numrin celular dhe ka komunikime të shpeshta me Ermal Kurtulaj.