Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka nisur vitin 2024 me një urim për qytetarët e Kosovës.
Meta shkruan në statusin e tij se liberalizimi i vizave është një arritje plotësisht e merituar për Kosovën.
Statusi i plotë i Ilir Metës:
Viti 2024 ka nisur në mënyrën më të shkëlqyer për qytetarët e Kosovës, pasi nga sot ata do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në hapësirën Shengen.
Liberalizimi i vizave është një arritje plotësisht e merituar për Kosovën.
Shpreh urimet më të përzemërta për qeverinë e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e saj.