Mbështetësit i shkojnë tek shtëpia, kryetari i PD, Sali Berisha i përshëndet nga ballkoni

Tuesday, 02 Janar 2024 18:15

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, pati qindra mysafirë mesditën e sotme pranë banesës së tij.

Qindra mbështetës ishin mbledhur poshtë pallatit ku me një vendim anti-kushtetues gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Brohoritjeve dhe ovacioneve të mbështetësve të tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha u është përgjigjur duke i përshëndetur ata nga ballkoni i banesës së tij.

Ai ka përshëndetur qytetarët që ishin mbledhur, duke ngritur dy gishtat lart, siç edhe mund ta shikoni në pamje.

Login to post comments