Analisti Andi Bushati, i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, u shpreh se kush beson në drejtësi të pavarur në Shqipëri, osë është i shitur ose debil.
“Gjithkush është i rrezikuar, gjithkush mund të përfundojë si Irfani, Begeti, Beleri, si Berisha, njerëz të fajshëm apo të pafajshëm të cilëve drejtësia e këtij vendi nuk ka mundur t’ju bëjë drejtësi" shtoi Bushati.
Besoj në kurbën e atyre që përmëndët, pra të hapave të dyshimta apo të shkeljeve të dyshuara, nuk është se ka gjë të re.
Është e njëjta strategji politiko-juridike për ta izoluar sa më shumë që të jetë e mundur Sali Berishën.
Në këto kushte ose duhet të jesh i shitur ose duhet të jesh debil, që t'i biesh akoma fyellit të drejtësisë së pavarur.
Një nga virtytet apo aftesitë e regjimeve është gjithmonë se janë të paparashikueshme ne nivelin e imagjinatës të së keqes, pra atë që nuk e rrok dot një mendje normale, e bëjnë me shumë lehtësi diktatorët.
Në këtë kuptim, ne nuk mund të themi se cilat janë hapat e mëtejshëm, ama një gjë e dimë me siguri, se gjithkush është i rrezikuar, gjithkush mund të përfundojë si Irfani, Begeti, Beleri, si Berisha, njerëz të fajshëm apo të fajshëm, të cilëve drejtësia e këtij vendi nuk ka mundur t’ju bëjë drejtësi.