Berisha: Kjo nuk quhet më Rruga e Salës, por Rruga e Shpresës! Ju ftoj të gjithëve të varim kudo flamurin e PD-së

E Enjte, 04 Janar 2024 21:56

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, i ftoi të gjithë demokratët dhe shqiptarët sonte që të varin kudo flamujt e PD-së.

“Ne nuk mposhtemi dhe dëshmia për këtë jeni ju! Jeni ju me erën e ndryshimit. Së pari, kësaj rruge ia ndryshuat emrin. 

 

Të rinjtë e quanin këtë Rruga e Salës. Vinin këtu e shijonin kafe dhe shërbime shumë të mira nga shërbimet këtu përreth. Ka disa ditë që kjo nuk quhet më Rruga e Salës, por rruga e Shpresës për çdo shqiptar. E shpresës sepse çdo shqiptar sheh te ne që qëndrojmë, që luftojmë, e kupton se ne jemi shpresa e vetme për ta.

Çdo shqiptar e kupton sot se është i tradhtuar. Qeveria ka tradhtuar shqiptarët. Për pushtetin e tij absolut, Edi Rama iu shkatërroi pluralizmin, iu shkatërroi demokracinë.

Drejtësia ka tradhtuar shqiptarët, ajo amniston Edi Ramën, Erion Veliajn që me firmat e tyre kanë vjedhur qindra e qindra milionë euro dhe në vend të tyre burgos padrejtësisht, paturpësisht liderin e opozitës. Ky është një turp i madh.

Burgos anëtarin e Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi që ka marrë 110 metër katrorë tokë të familjes së tij, kurse Edi Hajduti, në shkelje të plotë të ligjeve, i ka plaçkitur kësaj familje me 4 firma në 4 vendime qeverie, 1500 metra tokë të lënë për shkollë të lënë për fëmijët e lagjes ku banojnë.

Por ka edhe një arsye tjetër miq të dashur pse na luftojnë kaq shumë. Kjo është arsye është frika. Ata kanë frikë, u keni kallur datën. Nuk ka gjë më të frikshme për një regjim se njerëzit e lirë, se njerëzit guximtarë, se njerëzit qëndrestarë. Dhe kanë arsye të forta për të na pasur frikë.

Ishte planifikuar shkatërrimi total i opozitës në zgjedhjet e 14 majit. U konfiskua vula e PD. Ia rrëmbyen vulën Sali Berishës që ishte faktuar lider i opozitës dhe ia dhanë Lulzim Bravës. Kishim zero komisionerë dhe zero buxhet. Nga ana tjetër Edi Rama shpërndante në shkelje të plotë të ligjeve, zarfat 50 mijë lekëshe te 638 mijë pensionistë. U ndryshoi qendrat e votimit mbi 1.3 milionë votuesve. Nxori nga burgjet dhe solli nga jashtë vendit vrasës serialë, përdhunues, trafikantë për të terrorizuar votuesit.

Për këtë kishin planifikuar që opozita të dilte nga zgjedhjet me dhjetëra mijëra vota. Por opozita nuk mori dhjetëra mijëra vota, por opozita e vërtetë mori 600 mijë vota dhe të sigurt të jeni ju se nëse do ishte lejuar emri i PD në fletët e votimit, nëse do ishin lejuar logoja e PD, në tërësi bashkitë e vendit do ishin blu dhe Shqipëria do ishte blu.

Edi Rama na ka frikë sepse e njëjta histori u përsërit këtë në natën e ndërrimit të viteve. Kësaj herë në botën dixhitale. Ai vrapoi të rendë me inteligjencën artificiale, me daljen në programe televizive me patronazhistë dhe aktivistë, ndërsa Sali Berisha me një status në FB dhe mbështetjen tuaj, e mundi Edi Ramën në rrjetet sociale sipas raportit të publikuar në media së fundmi. Do e mundim sapo të përballemi me të. Është i pashpresë, i përket Lanës së historisë.

Miqtë e mi, është e pamohueshme. Liria nuk burgoset dot, po e bërë këtë, liria vetëm sa shumëfishohet.

E vërteta nuk heshtet dot. Po e bëre këtë, e vërteta shumë më tepër, shumë më fort. Prandaj kjo luftë i ka shërbyer PD-në, sepse e ka shndërruar flamurin tonë në flamur të lirisë, në simbol të demokracisë, në simbol të shpresës. Ky flamur nuk mposhtet kurrë!

Unë sot e kam varur këtë flamur në dritare. Ju ftoj të gjithë ju, ftoj të gjithë shqiptarët që të varin në dritare këtë flamur si flamur shprese, si flamur guximi, si flamur fitoreje për shqiptarët. Ata nuk kanë flamur, ata janë njerëz me 100 flamuj. Ata edhe ata flamuj ku i kanë i nxjerrin në vilat e tyre të fshehta të ndërtuara me para krimi dhe nuk i shfaqin.

Flamuri ynë qëndron krenar për jetë të jetëve krahas flamurit kombëtar. Ftoj shqiptarët, kudo që janë, me dy gishta lart, të ngrenë lart e më lart flamurin kombëtar dhe flamurin e PD, flamurin e pluralizmit politik. 

Duke përfunduar edhe njëherë, ju falënderoj me shumë mirënjohje dhe ju garantoj se ky dimër do të shkrijë të gjithë akujt. Kjo lëvizje në këtë dimër do të shkrijë të gjithë akujt. Do ecë e sigurt në fitoren e PD-së, fitoren e Shqipërisë. Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!” tha Berisha.

Modifikuar më E Enjte, 04 Janar 2024 22:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...