Nga shtypi i kohës:
Blendi Gonxhe e mbyti një herë Tiranën...
Në kronikën e kohës është raportuar se për përmbytjen e
Tiranës së Re nga hapja e digës së liqenit, u “dorëhoq” nënkryetari i Bashkisë, si edhe u arrestuan disa persona.
Sot, 15 vjet pas asaj ngjarjeje, një pjesë e tyre vijojnë të jenë pranë pushtetit të Edi Ramës.
Blendi Gonxhe, njeriu më i afërt i Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, u detyrua të jepte dorëheqjen, në një tentativë për t’i shpëtuar prangosjes dhe përgjegjësive penale për ngjarjen e rëndë.
Më pas, Gonxhe u riciklua në postet e pushtetit të Edi Ramës. Prej vitit 2015, kohë kur Erion Veliaj mori drejtimin e bashkisë së kryeqytetit, Gonxhja u emërua në postin e Drejtorit të Parqeve dhe Rekreacionit.
Me firmë të tij u betonizua një pjesë e parkut të Liqenit, i cili momentalisht është kënd lojërash për fëmijë, por që pritet t’i hapë rrugë ndërtimit të një kompleksi pallatesh.